FOTO/ Futbollisti turko- gjerman Mesut Ozil martohet, zgjedh për dëshmitar…presidentin Erdogan…

Futbollisti Mesut Ozil i ka dhënë fund beqarisë, duke lidhur kurorë me të fejuarën e tij, ish-Missi i Turqisë, Amine Gylse. Në një ditë të rëndësishme për të, Ozil ka zgjedhur si shoqërues as më pak e as më shumë se vetë Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ozil, 30-vjeç dhe me origjinë turke, por që ka luajtur me kombëtaren e Gjermanisë, nxiti një debat të ashpër vitin e kaluar pas publikimit të një imazhi me Erdoganin përpara Kupës së Botës.

Që prej këtij debati, Ozil u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar duke cituar si shkaqe “racizmin dhe mungesën e respektit” që përjetoi për shkak të fotografive me Presidentin turk.

Mesfushori i Arsenalit u martua me Gylse, në një hotel luksoz në brigjet e Bosforit në Stamboll, të prëmten, pas një lidhje 2 vjeçare.

Loading...