Para vitit 1990, Shkodra ishte qyteti kampion ne perdorimin e bicikletave. Madje, jo zyrtarisht nje qytet me rreth 68 mije banore, kishte mbi 42 mije bicikleta qe perdoreshin nga qytetaret ne jeten e perditshme. Edhe pse me ritem shume me te vogel, pasi “dyrrotakshi” eshte zevendesuar masivisht nga makinat, bicikleta e ka fituar te drejten e qytetarise ne Shkoder. Nisur nga kjo tradite dhe deshira per ta riperterire ate, Bashkia Shkoder ka organizuar sot “Diten e Bicikletave”. Ne hyrje te pedonales, eshte vendosur nje tribune ku performojne artiste te moshave te ndryshme, ndersa sheshi gumezhinte nga muzika. Pak me tej, nje stende me vizatime e foto dhe normalisht, kryefjala eshte bicikleta. Ky mjet, mund te konsiderohet nje atraksion turistik me shume edhe per turistet e huaj, teksa ka nisur te perdoret edhe nga disa bisnese ne Shkoder. Pervec kesaj, bicikleta eshte nje mjet ekologjik dhe qe i sherben organizmit te njeriut. /ShkodraWeb/