Skip to content
18 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

DOKUMENTI/ Shembja e kulles se Prek Calit nga IVMT nje mashtrim i madh…?!

ShkodraWeb 16 September, 2017
popajv00
Ne nje deklarate per mediat te Drejtorit te IVMT Viktor Popaj, jepet nje version krejt tjeter lidhur me shembjen e kulles se Prek Calit ne Vermosh te Malesise se Madhe. Ne kete deklarate aludohet se shtepia e heroit eshte shembur perdhe pa dijenine e te afermeve te tij per te ndertuar dicka te re. Ne deklaraten e shperndare nga Popaj, thuhet: “Duke marrë shkas nga reagimet e mediave të ndryshme në lidhje me shëmbjen e Kullës së Prek Calit në Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend sqarojmë se:
Lajmi që po qarkullon në media në lidhje me prishjen e Kullës së Martirit të Demokracisë Prek Calit është i pavërtetë dhe abuziv.
E vërteta qëndron krejt ndryshe:
Me datën 16.08.2017 është paraqitur në zyrën e kryetarit të Bashkisë nje ankesë me gojë dhe me shkrim Z. Ndue Dok Dreshaj banorë i fshatit Rapshë të Njësisë Administrative Kastrat se është shëmbur Kulla e dajës së tij Prek Cali.
(Sqarojmë se Z. Ndue Dok Dreshaj është personi më i afërt i mbetur nga familja e Prek Calit)
Me datë 17.08.2017 kemi shkuar në vendngjarje për verifimikim IVMT ku është konstatuar që Kulla në fjalë ishte shëmbur plotësisht nga persona të paautorizuar dhe kishte filluar ndërtimi i një objekti të ri nga themelet.
Nga IVMT u është kërkuar dokumentacioni përkatës për prishjen e Kullës dhe ndërtimin e objektit të ri,por nga personat që po merreshin me ndërtimin e objektit nuk u paraqit asnjë dokument që legjitimon shëmbjen e objektit të vjetër dhe as për ndërtimin e objektit të ri.
Të ndodhur në këto kushte u mbajt proces- verbal konstatimi për ndërtimin pa leje në fshatin Velipojë të Vermoshit-Njësia Administrative Kelmend.
Meqenëse pranë Bashkisë Malësi e Madhe nuk u paraqit asnjë dokument qe lejon kryerjen e këtyre punimeve me datë 21.08.2017 është mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve deri në sqarimin e plotë të situatës duke ju dhënë mundësi që të paraqisnin dokumentacionin e kërkuar subjektit që po kryente punimet .
Duke qenë se punimet vazhduan edhe pse ishte mbajtur proces – verbal për pezullimin e punimeve dhe gjatë kësajë periudhe nuk u paraqit asnjë dokument që lejon kryerjen e këtyre punimeve ne me datë 05.09.2017 kemi marrë vendim për dënim me gjobë në shumën 500 000 lekë per personin që po kryente punimet në këtë objekt dhe gjithashtu është marrë vendim për prishjen e punimeve të reja që ishin kryer gjatë kësaj periudhe në këtë objekt.
Me date 14.09.2017 nga ana jonë u morën masat për shëmbjen e ndërtimit të ri i cili ishte i jashtëligjshëm dhe janë prishur vetëm muret e reja të ndërtuara pa leje dhe nuk është prishur apo rrënuar qoftë edhe një gur i vetëm nga shtëpia egzistuese e Prek Calit.
Çdo veprim i ndërmarrë nga Bashkia Malësi e Madhe është në përputhje të plotë me ligjin.
E theksojmë edhe njëherë që Bashkia Malësi e Madhe nuk ka të bëjë me prishjen e Kullës së Prek Calit, përkundrazi e dënon rëndë aktin e prishjes së kësaj kulle e cila është simbol i lirisë dhe demokracisë shqiptare.
Për këtë rast ne si Bashki Malësi e Madhe jemi të hapur dhe transparente për sqarime të mëtejshme për ngjarjen.”.

Menjehere pas kesaj deklarate, Viktor Popaj ka shperndare edhe nje deklarate te nje te afermit te Prek Calit, i cili mbeshtet versionin e dhene nga Popaj por edhe Bashkia Malesi e Madhe. Me poshte, edhe deklarata e firmosur nga i afermi i Prek Calit, Ndue Dok Ndreshaj. /ShkodraWeb/ 
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Portretet e Hoxhes ne Peze, reagon PD: Provokimet e Rames per ringjalljen e komunizmit…
Artikull pasardhës: Edi Paloka pergjigje Tom Doshit per kullen e Prek Calit: Tani e zbulove se i urrekan…

TË FUNDIT

policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
emigrante shqiptare

INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime

ShkodraWeb 18 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
  • VIDEO – Nisja e muajit të Ramazanit, myftiu i Shkodrës imam Muhamed Sytari përcjell mesazhin e tij 18 February, 2026
  • VIDEO – Në kërkim nga 2021 për kultivim kanabisi, arrestohet 44- vjeçari nga Gruda e Re e Shkodrës… 18 February, 2026
  • INSTAT – Pandemia rriti dëshirën e shqiptarëve për emigrim, në 4 vite ka pasur 138 mijë ikje më shumë se kthime 18 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkure, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 18 shkurt 2026… 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hapesira shkolla shejnaze juka 2026

VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
policia-shkoder

E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bllok elektrik lezhe 2026

VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë…

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
bujar spahiu ramazani 2026

VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës

ShkodraWeb 18 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.