Jo rrallë herë Sali Berisha ka treguar anë të tij, të ndryshme nga ajo që kemi njohur në 28 vite si pjesë e politikës së lartë shqiptare. Sot ka qënë një nga këto ditë, për ta treguar madje publikisht përmes një postimi në Facebook. Rasti ka qënë ditëlindja e njeriut të tij më të afërt dhe që natyrisht, e njeh më mirë se askush tjetër në glob, bashkëshortja Lili. Sot ajo ka përvjetorin e lindjes dhe Berisha nuk i kursen fjalët për bashkëshorten me të cilën jeton prej 47- vitesh, siç e thotë vetë. Berisha shkruan: “Te dashur miq, sot per te gjithe familjen tone eshte nje dite e veçante, gezimi dhe feste!
Ne sot festojme ditelindjen e Lilit, perendeshes se dashurise, miresise, fisnikerise te familjes tone, 70 vjetorin e lindjes se saj dhe 47 vjetorin e marteses tone!
Sot, pas dekadash dashurie te pakufishme, mbeshtetje te jashtezakonshme tejet te çmuar, kujdesi te pakursyer te deshmuar ndaj meje, femijeve dhe femijeve te femijeve tane, fjalet nuk arrijne te shprehin ndjenjen e mirenjohjes tone te pakufishme ndaj saj!
Por me gjuhen e zemrave tona i urojme Lilit sot edhe shume e shume vite te tjera se bashku plot shendet, gezime dhe suksese te tjera ne ndihmen e femijeve ne Shqiperi. Gezuar Lili!! sb”, përfundon Berisha.