Në kuadër të vizitës dy ditore në Shkodër, ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim ka vizuar edhe selitë e dy komuniteteve kryesore fetare të Shkodrës. Kim ka takuar arqipeshkvin e Shkodrës imzot Angelo Massafra. Sipas njoftimit zyrtar lidhur me takimin, në mes të tjerave thuhet:
Sot, Arqipeshpekvi i Shkodrës Imzot Angelo Massafra priti në një vizitë zyrtare Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkelqesinë e Saj znj. Yuri Kim .
Pas takimit përsonal që patën , Arqipeshkvi e njohu me situaten e Arqidioqezës sonë dhe bënë një vizitë në Katedralen tonë po ashtu dhe në Muzeun Dioqezan.
Falenderojmë për vizitën Shkelqësinë e Saj U.S. Embassy-Tirana.
Imzot Massafra ka shoqëruar ambasadoren Kim gjatë vizitës në Katedralen e Shkodrës dhe në Muzeun Dioqezan. /ShkodraWeb Media/