Turit dy ditor të ambasadores amerikan Yuri Kim në Shkodër, duket se i ka ardhur fundi. Në përfundim të qëndrimit të saj këtu, ambasadorja Kim ka përcjellë në mesazh, të fortë e të qartë mbi përshtypjet që i la Shkodra. Me një foto nga Kalaja “Rozafa”, Kim ka përcjellë mesazhin më poshtë:
“Shkodra më tregoi edhe një anë tjetër të Shqipërisë. Shpresoj që kurrë të mos lejoni që dikush të ndryshojë atë që ju bën të veçantë – vlerësimin e kulturës, refuzimin e diktaturës, harmoninë (jo vetëm tolerancën!) midis komuniteteve fetare. Faleminderit që je kjo, Shkodër!”, shkruan Kim në postimin e saj në instagram! /ShkodraWeb Media/