“Fluturon” pankina e parë në Superiore, trajneri i Kukësit njofton lojtarët se do të largohet…

Situatë tepër e çuditshme te Kukësi. Rrugët e trajnerit italian Diego Longo me klubin verilindor, duket se do të ndahen këtu, pas përfundimit të javës së katërt të kampionatit.

Zbulohet se trajneri Longo menjëherë pas ndeshjes, ka mbledhur lojtarët në dhomat e zhveshjes dhe iu ka komunikuar se do të largohet. Mësohet se trajneri i ka falënderuar lojtarët dhe se kjo ishte ndeshja e fundit e tij nën drejtimin e Kukësit.