Saimir Tahirit nuk do ti hiqet imuniteti parlamentar! Vendimi duhet te merret neser duke nisur nga ora 10.00, por nuk eshte e veshtire te kuptohet se cfare do te ndodhe. Bledi Cuci, nje deputet prane kryeministrit Rama ne krahun e socialisteve ne Keshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit e tha qarte: Eshte farse! Mbase pa dashje, deklarata Cucit jo vetem ishte mesazh, por erdhi pas mbledhjes me dyer te mbyllura dhe pa pranine e Tahirit ne Keshill. Pra, presupozohet se edhe provat e tjera te prokurorise, nuk kane bindur deputetet e majte. 5 deputetet e majte do te votojne kunder kerkeses se Prokurorise, 5 deputetet e djathte pro dhe keshtu ne seance plenare nuk do te kete nje raport perfundimtar, por dy te tilla. Nisur nga numrat ne Kuvend, nese nuk do te kete surpriza sepse votimi per Tahirin do te jete i fshehte, nuk do te miratohet kerkesa e prokurorise as ne kete instance.
Sot, sidomos nga opozita ka patur shume hamendesime per nderhyrjen e kryeministrit Rama ne kete proces. Shefi i qeverise ka reaguar madje edhe me nje status publik, qe shume lehte mund te lexohet edhe si mesazh ne pergigje te shprehjes se vetme te Tahirit diten e djeshte: “S’keni pare asgje akoma”. Ne Facebook Rama eshte shprehur qarte: “Deri këtu muhabet pazari nga 72orë çorbë në kazanet e krimit politikës medias! Të presim me vullnet të plotë për drejtësi PROVAT #Derinëfund”. Nuk duhet ndonje aftesi e madhe per te lexuar mes rreshtave, sidomos po te kihet parasysh mesazhi tjeter i Rames ne Facebook, 24 ore me pare. Rama shprehej i vendosur, madje duke paralajmeruar edhe votimin pro per heqjen e imunitetit: “Kur them dua një vend me drejtësi kuptoj vetëm drejtësi! Kur them dua të vërtetën nga drejtësia s’e bëj si ata që veç janë tallur dhe tallen me drejtësinë, edhe sot që flasim, prej 27 vjetësh rresht! E besoj këtë fjalë megjithë mend dhe luftoj për kuptimin e plotë të kësaj fjale, megjithë zemër. Drejtësi për të gjithë dhe drejtësi mbi këdo. Uroj që Saimiri të provojë deri në fund që s’ka lidhje me këtë histori kriminelësh. Por këtë dua ta mësoj nga drita e së vërtetës dhe këtë dritë s’e kam as unë, as qeveria, as partia. E ka vetëm drejtësia që duhet të na e ndriçojë këtë udhëkryq mes llafeve e provave. Deri në fund.”.
Pyetja qe ngrihet me te drejte eshte: Cfare ndodhi ne 24 oret e fundit qe situata u permbys totalisht? Hamendesimet mund te jene nga me te ndryshmet, por ajo qe mbase vlen te merret ne konsiderate eshte dalja ne Opinion te Klan TV e Saimir Tahirit. Per ata qe e kane ndjekur dhe qe kane njohuri nga menyra e funksionimit te politike ne Shqiperi, Tahiri ka derguar mesazhe. Mesazhe pa fund edhe ndaj deputeteve socialiste, deputeteve te opozites dhe per vete presidentin Meta e kryeministrin Rama. E si per ti vene qershine tortes, shprehja e tij: “Une di shume me teper nga sa mund te flas”! Madje Tahiri guxoi edhe kunder ambasadorit Lu dhe ambasadoreve te tjere ne vend.
Para pak vitesh, kur diskutohej ceshtja e heqjes se imunitetit te Tom Doshit dhe Mark Frrokut per vepra penale shume me pak te renda, Rama eshte shprehur qarte se mazhoranca e majte do te miratonte cdo kerkese te organit te akuzes per cdo deputet. Por natyrisht, ne 2015-en kishte presionin e aleatit shume te rendesishem Ilir Meta dhe Tom Doshi e Mark Frroku nuk kishin qene asnje dite ministra te kabinetit te tij, aq me pak ministra te brendshem. Nuk ka as me te voglin dyshim qe ka nje dopio standart nga e njejta mazhorance: Tom Doshit politikisht ju hoq imuniteti parlamentar, Saimir Tahirit per nje akuze te rende kriminale nuk i hiqet! /ShkodraWeb/