Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Kushërinjtë e Saliut kundër kushërinjve të Saimirit

ShkodraWeb 20 October, 2017
bazeTahirikush

Nga Mero Baze

Ajo që ndodhi në seancën e sotme dëgjimore në Komisionin e Mandateve i përngjau më shumë betejës së fundit kundër reformës në drejtësi, se sa fillimit të vendosjes së drejtësisë në Shqipëri. Një trupë tërësisht e paaftë prokurorësh të motivuar politikisht dhe me lidhje të forta fisnore me Sali Berishën, u shfaqën aty si atavizmat e fundit të sistemit të vjetër të drejtësisë për ta kthyer procesin ndaj Saimir Tahirit, në një përdhosje të sistemit të drejtësisë dhe triumf të banalitetit, paaftësisë, lidhjeve fisnore dhe politike, dhe mbi të gjitha, të një angazhimi total politik për ta kthyer këtë proces, në një mekanizëm të luftës së porositur politike.

Saimir Tahiri nuk ka interes të bëjë një betejë politike në këtë histori, pasi atij më shumë i interesojnë faktet dhe beteja ligjore për të pastruar veten. Por kur hyn në një seancë me dyer të mbyllura dhe dëgjon se gjithë argumentet që Saimir Tahiri ka udhëtuar me Habilajt, është një kamionist me emrin Saimir, e kupton se përse kanë shkuar në atë seancë tre prokurorë, të tre nga Tropoja, me lidhje politike e fisnore me Sali Berishën. Nuk kanë bërë asnjë kujdes të çojnë fakte. Nuk kanë bërë kujdes as të përgatiten për t’i mbushur mendjen opinionit publik për atë që po bëjnë. Thjesht kanë shkuar me duar në xhepa e telefon në vesh me Sali Berishën, për t’u treguar atyre që donin reformën në drejtësi, se në dorë të kujt janë.

Beteja degradoi në atë shkallë, sa ngjante një betejë mes kushërinjve të Berishës prokurorë, dhe kushërinjve të Saimirit, trafikantë droge. Është reflektimi më i mirë i asaj që po përpiqen palët të bëjnë me procesin “Tahiri”.

Saimir Tahiri nuk është ëngjëll në këtë histori. Ai ka përgjegjësi për mënyrën e papërgjegjshme si ka krijuar një raport banal fisnor me shitje makine e qoka xhaxhallarësh, dhe për atë është aty, të hetohet. Por mungesa totale e provave dhe banalizimi i historisë, duke ngatërruar dhe kamionistin Saimir me ministrin Saimir, është një alarm se kush duhet të shkojë në qeli para Saimir Tahirit. Prezenca e sotme e atyre tre prokurorëve është fytyra e vërtetë e drejtësisë së sotme, e institucionit të Adriatik Llallës.

Kjo ështe komedia e fundit e drejtësisë politiko-tropojane, qe shkatërroi sistemin e drejtësisë në vend, që të ishte seanca e parë e një fillimi të ri të drejtësisë shqiptare. Ky është shpagimi i fundit që tentojnë forcat anti-reformë në drejtësi, ndaj reformës, dhe përpjekja e tyre për ta poshtëruar këtë proces.

Procesi “Tahiri” është akti i fundit i kundër-reformës dhe jo fillimi i reformës në drejtësi. Është e pazakontë se si në  një seancë dëgjimore, ti mund të shikosh fytyrën reale të drejtësisë së Berishës jo vetëm nga boshllëku intelektual, korruptimi politik, por dhe pamjen vizive dhe fjalorin e saj. Kjo seancë duhet regjistruar për ta mbajtur në muze drejtësinë e vjetër.

Dhe ironia e fatit është se ky proces mund të dëshmonte për të gjithë palët, fillimin e një historie të re të drejtësisë jashtë politikës. Në fakt, ky u kthye në një dëshmi të kazanëve të plehut që duhen pastruar nga drejtësia. Është një arsye përse një orë e më parë duhet nxjerrë nga ajo ndërtesë, ai që mendon se do ta përdhosë reformën në drejtësi, me plehrat e prodhuara nga drejtësia në vite. Ai që mendon se kjo është një betejë e kushërinjve të Sali Berishës me kushërinjtë e Saimirit. Një palë janë ca prokurorë ushtarë, që po i merr më qafë një politikan, dhe një palë ca banditë që po marrin më qafë një politikan.

[democracy id=”5″]

Post navigation

Previous: FOTO/ Basha: Kjo eshte gomonia e Tahirit, u hoq sot nga porti
Next: Takimi misterioz, Tahiri koke me koke me Rucin para shtyrjes se mbledhjes se Keshillit

TË FUNDIT

debate mungojne 2025

ANALIZA – Mungesa e debateve për 11 maj 2025, zgjedhësit përballë manipulimit të shumëfishtë…

ShkodraWeb 4 April, 2025
rrezimi i bustit diktatorit 20 shkurt 2024

REFLEKSION – Nga njëri “20 shkurt” në tjetrin për 33 vite, sa pak kemi ecur dhe…në drejtimin e gabuar…

ShkodraWeb 20 February, 2024
karnavale kishe xhami 2024

EDITORIAL – Ashtu siç kemi Bajram e Pashkë edhe karnavalet e Shkodrës i kemi të gjithë bashkë…

ShkodraWeb 10 February, 2024

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.