Skip to content
19 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Firmosi kontratë pa pagesë, talenti 18 vjeçar kërkon fitoren ndaj Tiranës

ShkodraWeb 20 April, 2018
hyseni

Erald Hyseni konsiderohet pa dyshim si “xhevahiri” i Tomorit, teksa ky është sezoni i tij i parë në ligën profesioniste, duke shkëlqyer në 21 javët të luajtura.

Futbollisti 18- vjeçar në fillim u afrua si lojtar që do të qëndronte jashtë 18-shes, për shkak të moshës së tij të vogël, teksa më pas arriti të bindte stafin teknik, duke u projektuar si titullar i padiskutueshëm, edhe pse në kontratën e tij parashikohej që nuk do të kishte asnjë përfitim financiar. Më tej ishin krerët e klubit beratas ata që vendosën të bënin një rishikim të kontratës së tij.

DEKLARATA – Në një prononcim për “Panorama Sport”, organizatori beratas u shpreh: “Më vjen mirë që më konsiderojnë si një talent. Kjo gjë më motivon akoma më shumë, sepse sapo kam filluar dhe me duhet ende shumë punë që të bëhem dikush. Sekreti i suksesit është përulësia.

Kam pasur komplimente apo edhe oferta konkrete, por kam qëndruar me ‘këmbë në tokë’. Në fillim kam ardhur këtu sa për të plotësuar numrin e futbollistëve, pasi isha vetëm 17 vjeç dhe pa eksperiencë. Kam punuar fort dhe më është dhënë një mbështetje që nuk do ta harroj. Aktualisht kam pasur disa kontakte që nuk dua t’i bëj publike. Janë edhe 4 javë nga përfundimi i kampionatit dhe duhet të përqendrohem për të dhënë më të mirën në realizimin e objektivave.

Në verë do të vendoset edhe e ardhmja ime, por nuk e mohoj asnjëherë edhe qëndrimin tim këtu, për të paktën edhe një sezon tjetër. Tomori është një klub i madh dhe është privilegj të jesh pjesë dhe të kontribuosh për emrin e tij”, u shpreh fillimisht Hyseni. Sakaq, 18- vjeçari foli edhe për ndeshjen ndaj Tiranës, teksa tha që kryeqytetasit e meritonin plotësisht ngjitjen.

“Jemi duke punuar maksimalisht për ndeshjen ndaj Tiranës, ku kërkojmë të bëjmë një ndeshje të bukur dhe të regjistrojmë fitoren e parë ndaj tyre për këtë sezon. Tirana ishte gabimisht në Kategorinë e Parë dhe e meritonte plotësisht ngjitjen. Këtë gjë duhet të bëj edhe Tomori për edicionin e ardhshëm sepse këto ekipe e kanë vendin në Kategorinë Superiore”, përfundoi Hyseni./panorama/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO/ “Hajde mor pimë kafe, jam nona”. Plas gallata te Levante
Artikull pasardhës: Ekonomia primitive, në 2016-ën përdorëm më shumë gur dhe dru, më pak metale

TË FUNDIT

dinamo vllaznia 2026

VIDEO – Vllaznia e dyta, vetëm 2 pikë larg Egnatias kryesuese, kuqeblutë mundin Dinamon në Tiranë…

ShkodraWeb 19 January, 2026 0
altinnnn ndoci 2026

Arrestohet drejtori i shkarkuar i burgut që iu arratis i burgosuri, masë sigurie edhe për doktoreshën…

ShkodraWeb 16 January, 2026 0
martini ekipi pogradeci 2026

VIDEO – Vllaznia vuan me Pogradecin, kualifikimin në Kupë ia jep mbrojtësi Gjini në minutat e fundit…

ShkodraWeb 10 January, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike 19 February, 2026
  • VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve… 19 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 19 shkurt 2026… 19 February, 2026
  • NGA DOM MARK PASHKJA – Hoxha i katolikëve dhe prifti i myslimanëve… 18 February, 2026
  • VIDEO – Vazhdon lirimi i hapësirave publike në Shkodër, radha e shkollës “Shejnaze Juka” në qytet… 18 February, 2026
  • E TRISHTË – 56- vjeçari nga Velipoja humb jetën në makinën e tij, dyshimet e para të policisë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Merr flakë blloku elektrik i një pallati, banorët në panik nga tymi i dendur, dalin jashtë… 18 February, 2026
  • VIDEO – Kryetari i KMSH, Bujar Spahiu: Ramazani na kujton rëndësinë e unitetit, të paqes dhe të bashkëjetesës 18 February, 2026
  • VIDEO – Shoqërohen 6 protestues, banorët e Baks- Rrjoll tubohen para Drejtorisë së Policisë Shkodër 18 February, 2026
  • Rihapet çeshtja e Arben Frroku, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamaj 18 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elektricist

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën në krye të detyrës punonjësi i OSHEE, ra në kontakt me rrymën elektrike

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
full hd.02_27_10_15.Still027

VIDEO – Hapet për qarkullim aksi Theth- Bogë, u bllokua për disa ditë nga rreziku i ortekëve…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
shtypi ditor

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 19 shkurt 2026…

ShkodraWeb 19 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.