Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • News

Falimentojne 18.000 bisnese, mesatarisht mbyllen 1.200 bisnese cdo muaj

ShkodraWeb 28 August, 2017
Bizneset shqiptare po pushojnë me shpejtësi aktivitetin, në kontradikte me ecurinë ekonomike të vendit, që këtë vit po njeh ritmet më të larta rritjeje. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri në 25 gusht përditësimin e subjekteve që kanë kaluar në regjistrin pasiv.
Që nga maji i vitit të kaluar, kur lista e bizneseve pasive u publikua për herë të parë 18 mijë biznese kanë pushuar aktivitetin. Numri i total i bizneseve pasive arriti në 109,099 biznese sipas përditësimit të javës së kaluar. Përllogaritjet tregojnë se çdo muaj kanë kaluar së paku 1200 biznese në regjistrin pasiv.
Struktura e bizneseve të ligjshme vitet e fundit po bëhet gjithnjë e më brishtë për shkak se më shumë se 18 mijë biznese janë të listën e zezë të borxhit tatimor, ndaj të cilës ka nisur grumbullimi me forcë i detyrimeve, ndërsa qindra biznese të tjera janë në procesin e falimentit.
Sipas QKB bizneset me status pasiv nuk janë subjekt i dorëzimit të bilancit. Nëse subjekti për periudhën gjatë së cilës ka qenë me status aktiv ka qenë regjistruar si subjekt me përgjegjësi tatimore tatim fitimi, atëherë ky subjekt duhet të kryejë depozitimin e pasqyrave financiare, sqaron QKB.
Regjistri i bizneseve pasive u krijua për herë të parë këtë vit në zbatim të ligjit të procedurave tatimore që detyrojnë tatimet të seleksionojnë listën e rregullt të tatimpaguesve nga lista fiktive, me qëllim shmangien e evazionit fiskal.
Tatimet sqarojnë se qëllimi i publikimit të listës është që të vihen në dijeni palët e treta për të mos kryer transaksione (shitje – blerje) me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv, pasi bazuar në nenin 44, pika7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar,: “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me këtë ligj.”
Një subjekt transferohet nga regjistri aktiv në regjistrin pasiv në rast se përmbushet, të paktën, një nga kushtet e mëposhtme:
-Nuk ushtron më veprimtari tregtare për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
-Nuk dorëzon deklaratën tatimore për një periudhë tatimore prej 12 muajsh të njëpasnjëshëm;
deklaron në QKR pezullim veprimtarie tregtare për një periudhë më shumë se 12 muaj të njëpasnjëshëm apo pa afat të përcaktuar.
Ndërsa shumë biznese mbyllen të tjera hapen. Qendra Kombëtare e Biznesit bëri të ditur pak ditë më parë se në 7 muajt e parë të vitit janë hapur rreth 10 mijë biznese të reja, ose mesatarisht 1400 biznese të reja. Në rezultante, duke llogaritur dhe mbylljen, në vend shtohen vetëm 200 biznese të reja në muaj.
Pjesa më e madhe e ndërmarrjeve në Shqipëri, mbi 90%, janë mikro, me 1-4 punonjës dhe si rrjedhojë mbyllja dhe hapja e tyre është relativisht e lehtë.
Vitin e fundit është rritur ndjeshëm numri i individëve me të ardhura të larta që regjistrohen si biznese të vogla (për bizneset me xhiro deri në 5 milionë lekë, tatim fitimi është zero), në mënyrë që të shmangin tatimin e lartë mbi të ardhurat nga paga, që arrin deri në 23% për pagat mbi 130 mijë lekë në muaj. /Monitor/
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Kapet “skifteri” shqiptar, 36- vjecari plagosi dy karabiniere gjate nje grabitje
Artikull pas: Kryeministri Rama mbledhje informale me ministrat e rinj

TË FUNDIT

ben blushi libri ri 2025
  • News

“Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri…

ShkodraWeb 8 November, 2025
vllaznia dinamo 2025
  • News

VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls…

ShkodraWeb 8 November, 2025
agron llakaj 2024
  • News

INTELIGJENCA ARTIFICIALE – Artistit Agron Llakaj “i vjedhin imazhin” për reklamë, e denoncon në rrjete sociale

ShkodraWeb 25 October, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.