Skip to content
11 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Falë Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova”, kaloi momentin e vështirë në jetë, reagon Luna Methasani

ShkodraWeb 28 March, 2024
defrim luna methasani 2023

Ti je e fortë Luna! Kjo ishte fraza që kam dëgjuar më shumë vitin e fundit, aq shume sa më duket se është më e dëgjuara në të gjithë jetën time, nga të njohur e të panjohur që u solidarizuan me mua në luftën me kancerin. Sa peshe mbante kjo fjali kur e dëgjoja, sepse përtej luftës psikologjike me veten, unë duhet të buzëqeshja dhe tregohesha e fortë për familjen time edhe kur nuk ndihesha e tillë, e t’i siguroja ato se ajo sëmundje e egër që kafshon jetën me shpejtësi skëterrë, mua s’do të më mundte dot! Kisha dëgjuar plot raste suksesi që më bënin të ndihesha optimiste edhe pse e dija që fati është i paracaktuar… por më dhembte zemra për të gjithë ata që e humbën këtë luftë, apo diagnostikoheshin si raste të reja paralelisht me mua! I kuptoja plotësisht vuajtjet, portretin me lot apo dhimbjen që pllakosej në sytë e tyre që kërkonin pafajësisht një rreze shprese për jetën!

Kam preferuar ta kaloj në heshtje dhe në qetësinë time këtë situate aspak të zakonshme e plot me siklete. Por s’mund të jem indiferente ndaj qindra mesazheve që kam marr unë dhe familja ime apo lutjeve që keni bërë për mua, ju jam thellësisht mirënjohëse. Çdo lutje e përzemërt, çdo ndihmë e juaja morale dhe financiare nga miqtë e farefisi, ka qenë një gur i rëndësishëm në themelin e fortë që ndërtova për një fillim te ri!

1 vit betejë e shoqëruar me qindra pacientë në pavijonin e onko-hematologjisë, më mësoi që jeta është shume e shkurtër për t’i lënë gjërat nesër dhe se ne njerëzit, e ngarkojmë veten apo ushqejmë shqetësime të kota në kokën tonë, edhe për ato gjëra që nuk i kemi aspak në dorë, apo s’do të ndodhin ndonjëherë. Shëndeti është bekimi më i madh që kemi, e vetëm kur na mungon, ia kuptojmë vlerën! Duke nxituar pas punës, streseve që na ngarkon shoqëria ku jetojmë, monotonisë që na mbyt e kërkojmë të arratisemi pas ekranit të smartphone, ne kemi harruar të jetojmë, të ecim zbathur në natyrë, të ndjekim një pasion të hershëm, të provojmë një sport të ri apo të bëjmë diçka për veten tonë!

Falë Zotit dhe mjekëve, tani për tani betejën e fitova, por më e rëndësishmja është lufta që vjen pas! Të jetuarit e kemi në dore ne, duke e shijuar e duke i buzëqeshur momenteve të bukura që na krijojnë kujtimet me njerëzit që duam! Lutem për të gjithë ata që po përjetojnë të njëjtën situatë, mos e humbisni kurrë shpresën, ki besim tek Zoti dhe vetja jote e kapu fort pas muzës që të frymëzon. Dielli do të dalë përsëri pavarësisht rrebeshit që po përballeni, se fuqia e lutjeve “shkund” malet. /Nga Luna METHASANI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO – “Projekti përfundon në qershor”, kryebashkiaku Beci inspekton punimet e molos tek ura e Bunës…
Artikull pasardhës: MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 29 mars 2024…

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin… 11 April, 2026
  • Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të… 11 April, 2026
  • VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies 11 April, 2026
  • Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar 11 April, 2026
  • VIDEO – Përfundon rikonstruksioni i plotë i kopshtit në Bardhaj, investim i Bashkisë Shkodër… 11 April, 2026
  • VIDEO – Një strehëz e re për qentë endacakë në Shkodër, kryebashkiaku Beci zyrtarizon nisjen e punimeve 11 April, 2026
  • VIDEO – Kanosën 2 persona, babë e bir, policia e Shkodrës arreston 3 shtetas, zbulon aktivitet të paligjshëm… 11 April, 2026
  • “Disiplina” e FSHF fal Bregun dhe Ditën për gjestet antisportive në ndeshjen me Vllazninë për Kupë… 11 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 11 prill 2026… 11 April, 2026
  • E TRISHTË – Ndërron jetë ish- kongresmeni, mbështetës i fortë i shqiptarëve e sidomos Kosovës… 10 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

bllokime aku shkoder 2026

AKU Shkodër bllokon mbi 110 ton fruta- perime, gjobë dhe ndërprerje të aktivitetit për subjektin…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
arbnori topalli 2026

Jozefina Topalli hap arkivën dhe kujton Pjetër Arbnorin duke publikuar një foto bashkë me të…

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
takimi ndre mjeda

VIDEO – Koçiu, Kumbaro dhe Beci takim me mësuesit e Shkodrës, në fokus rritja e cilësisë së mësimdhënies

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humbin jetën në banesat e tyre dy të moshuar, 87- vjeçari ka konsumuar mbidozë ilaçesh duke u vetëhelmuar

ShkodraWeb 11 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.