NEWS I ShkodraWeb.com

ShkodraWeb Media – E Verteta të bën të lirë!

Erion Vucaj udhëtoi drejt Gjirokastrës, por kontrata “e mban peng” akoma tek Vllaznia…

Ekipi i Luftëtarit vazhdon përgatitjet për sezonin e ri nën urdhrat e trajnerit Millosh Kostiç, i cili ka marrë drejtimin e gjirokastritëve pak ditë më parë. Në skuadër kanë filluar të afrohen blerjet e reja dhe sot është zyrtarizuar firma me sulmuesin Vladan Milosavljev.

Ndërkohë, në pritje vazhdon të jetë Erjon Vucaj. Lojtari ka qenë sot në Gjirokastër pasi ka gjetur akordin më këtë skuadër sa i përket kushteve financiare për të veshur fanellën e Luftëtarit.


Por ai mbetet peng i kontratës që ka me Vllazninë dhe nuk mund të firmosë me gjirokastritët pa u ndërprerë përfundimisht nga kuqeblutë. /vipsport/

Copyright © ShkodraWeb Media ׀׀ Të gjitha materialet tona mund të riprodhohen/rishpërndahen lirisht nga mediat e tjera por duke përmendur burimin se nga është marrë informacioni.
ShkodraWeb Media
ShkodraWeb Media