Erald Çinari është nisur dje në drejtim të Spanjës për të zyrtarizuar edhe kalimin e tij tek ekipi spanjoll i Alavesh, pjesë e të cilit do të jetë për tri vitet e ardhshme. 21-vjeçari shkodran mësohet se do të firmosë një kontratë me këtë klub nga ku do të përfitojë një shumë prej 150 mijë eurosh në vit. Ndërsa nga ana tjetër, klubi kuqeblu bo të përfitojë nga ky kalim një shumë minimale prej 20 mijë eurosh. Nga sa mësohet, do të ketë një prezantim të këtij lojtari dhe po ashtu ditën e sotme klubi spanjoll do të transferojë në llogarinë e Vllaznisë shumën e kalimit. Pas kësaj firme, lojtari do të udhëtojë sërish drejt Shkodrës dhe pas një jave do të bashkohet me një prej ekipeve të kryeqytetit kroat.
Klubi i Alavesh mësohet se ka një kontratë bashkëpunimi me klubet kroate ku edhe do të huazojë për këtë sezon Cinarin. Bëhet fjalë për Dinamon e Zagrebit, NK Zagreb dhe FK Istra ku mund të huazohet lojtari. Çinari zyrtarisht është lojtari i dytë pas Arlind Kalasë që largohet nga skuadra. Ndërsa është i pari që ikën, edhe pse kishte një kontratë me klubin. /Nga Admir URUÇI/