Eni Çobani bën paqe me Agron Llakajn, deklaroi se do ta hidhte në gjyq: Është artist i madh, i bën njerëzit për të qeshur…

Loading...

Juristja Eni Çobani përveç telasheve të fundit që u bë publike në media për një përplasje në sallën e gjyqit në Gjirokastër, me njërën nga palët e pranishme në konflikte, mbahet mend edhe për debatin e saj me aktorin e humorit, Agron Llakajn.

Llakaj e imitonte rubrikën e Çobanit në spektaklin e tij të humorit, dhe juristja deklaroi pak kohë më parë se do e hidhte në gjyq, për t’i shkuar deri në fund kësaj historie. Por duket se ata kanë bërë paqe me njëri-tjetrin.

E ftuar në Pop Culture, Çobani ka thënë se ka hequr dorë nga padia për Llakajn dhe shton se ka respekt për të.

“Agroni është një artist i madh në formatin e tij. Është një humorist me një karrierë të jashtëzakonshme. Unë jam e rregulluar me këdo, i cili jep një kontribut në shoqërinë shqiptare për mirë. Dhe mjafton që ai i bën njerëzit për të qeshur. Kështu që, bravo Agron Llakaj që bën njerëzit për të qeshur. Dhe e përshëndes!.”, ka thënë Eni Çobani.

Loading...