Një tjetër shtetas i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga efektivët e “Shqiponja” pasditen e djeshme (e hënë) në Shkodër. Sipas burimeve nga dëshmitarë okularë që raportuan për ShkodraWeb, personi është arrestuar në lagjen “3 Heronjtë” të qytetit të Shkodrës.
Ndërkohë, burime policore, bëjnë me dije se personi i prangosur është identifikuar me emrin Nikolin Shkambi, 31 vjeç, i cili njihet edhe me emrin Fredi. Rezulton se ai është dënuar me 5 vite burgim nga gjykata dhe është shpallur në kërkim për vjedhje në bashkëpunim.
I riu rezulton akona në kërkim edhe në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit, siç mund ta shihni edhe më poshtë.