Ndeshja e sotme ne mes Vllaznise dhe Kukesit ne pamje te pare duket se nuk eshte shume e rendesishme por nuk eshte keshtu. Skuadra shkodrane ende shpreson tek mbijetesa dhe per kete arsye do te tentoje te marre fitoren per te qene serish ne loje.
Edhe FSHF i ka kushtuar rendesi ketij takimi duke perzgjedhur nje nga arbitrat e saj me te mire per ta drejtuar. Behet fjale per arbitrin elbasanas te FIFA-s Enea Jorgji. Ai do te kete me vete asistentet e tij Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti.
Edhe arbitri i katert do jete po nga Elbasani, Fatjon Xhemalaj. Sakaq, vezhgues do te jete Ilirjan Kristo nga Tirana dhe delegat i Federates Bujar Pregja. /shkodrasport.com/