EMRI – Policia jep detajet, kush është 56 vjeçarja që humbi jetën teksa udhëtonte me taksi drejt Rinasit

Policia e Kurbinit ka dhënë informacione në lidhje me aksidentit e ndodhur në afërsi të mbikalimit të Sanxhakut,mëngjesin e sotëm, ku Prena Gjetani, 56 vjeç ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit dhe 3 pasagjerët e tjerë janë lënduar.

Sipas policisë drejtuesi mjetit taxi ka humbur kontrollin, duke dalë jashtë rruge.


Njoftimi i Policisë:

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 04:30, në aksin rrugor Milot – Mamurras, në afërsi të Mbikalimit të Sanxhakut, shtetasi L.D. 40 vjeç, drejtues mjeti Taxi, ka humbur kontrollin mbi drejtimit e automjetit të tij, duke dalë jashtë rruge.

Si pasojë, ka ndërruar jetë shtetasja Prena Gjetani 56 vjeçe, e cila ishte pasagjere, si dhe janë lënduar drejtuesi i mjetit me 3 pasagjerët e tjerë, shtetasen A.Gj. 30 vjeçe dhe 2 fëmijë, që ndodhen në spital nën kujdes mjekësor.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.