VIDEO – Kryebashkiaku Bardh Spahia merr urimet e myftiut të Shkodrës Muhamed Sytari për detyrën e re…

Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia ka pritur në një vizitë kortezie me rastin e marrjes së detyrës, myftiun e zonës Shkodër imam Muhamed Sytari.

Myftiu Sytari i ka përcjellë kryebashkiakut urimet me rastin e zgjedhjes në drejtimin e Bashkisë Shkodër.


Myftiu Sytari ka konfirmuar dëshirën për të vijuar bashkëpunimin me Bashkinë e Shkodrës dhe personalisht me kryetarin Spahia në interesin më të mirë të komunitetit.

Kryetari Spahia ka falënderuar myftiun Sytari për vizitën dhe urimet, duke e siguruar se bashkëpunimi me komunitetit mysliman por edhe besimet fetare në përgjithësi, do të jetë i vazhdueshëm e konkret.