EMRI+VIDEO – Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar për plagosjen në afërsi të Shkollës Pyjore në Shkodër…

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi Nikolin Huba, 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.


Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.