Vazhdon të jetë e mbuluar me mister plagosja e 54 vjeçarit Nikolin Huba paraditen e sotme në Shkodër. Aktualisht punonjës në HEC Koman, Huba është një person me reputacion dhe i njohur në Vau- Dejës dhe më gjërë. Ai është figura kryesore e PS- së, duke mbajtur për shumë vite pozicionin e kryetarit për Vau – Dejësin.
Më heret, ai ka qenë rregullisht këshilltar bashkiak në Bashkinë Vau- Dejës, ndërsa ka mbajtur edhe postin e zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak. Në zgjedhjet e fundit vendore, bashkëshortja e tij është zgjedhur antare e Këshillit Bashkiak në Vau- Dejës. Nikolin Huba është konsideruar gjithmonë person me ndikim të madh politik në Vau- Dejës.