VIDEO – Plagoset një person në afërsi të Shkollës Pyjore në Shkodër, informacionet e para nga vendngjarja…

Një ngjarje e rëndë është verifikuar në qytetin e Shkodrës. Një person është plagosur me armë zjarri paraditen e së shtunës në qytetin më të madh verior.

Ngjarja ka ndodhur tek Shkolla Pyjore. Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, personi i plagosur është rreth 50 vjeç.


NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon punë për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.