Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Raportohet se një makinë e ngarkuar me lëndë drusore ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën Gafurr Suma dhe është dëmtuar një person tjetër.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Malit Fushëlopë. Mësohet se edhe personi i lënduar ndodhet në gjendje të të rëndë.