Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Tiranë-Elbasan, ku për pasojë ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, ku janë përplasur dy mjete, ndërsa viktimë ka mbetur një e moshuar, e cila ishte këmbësore.
Për momentin nuk bëhen ende të ditur detaje të tjera nga aksidenti, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të saj.