Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjirokastër, ku një 16-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se 16-vjeçarja, e identifikuar si Daniela Pula, ka humbur jetën pasi ka konsumuar fasule të cilat ishin spërkatur me ilaç kundër mizave.
Sipas së ëmës, e reja i kishte konsumuar fasulet pasi nuk e dinte që ishin me helm, ndërsa 3 vite më parë, 16-vjeçarja ka kaluar encefalopati, dëmtim i trurit. Vajza është dërguar me shpejtësi në spital nga familjarët, por nuk ka mundur që të mbijetojë.