Një 16 vjeçar i ka dhënë fund jetës në mënyrën më të egër të mundshme. Burime nga policia kanë bërë me dije se sot në orën 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Fier
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:30, dyshohet se është vetëvarur dhe ka ndërruar jetë një shtetas 16-vjeçar nga fshati Verri, Fier. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.