Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku per pasoje ka humbur jeten nje person. Mësohet se një autobus është përplasur me një motor dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar. Nuk dihet ende shkaku i aksidentit, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Durrës /Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në afërsi të karburant “Elda”, në Shkozet, nje mjet ende i pa identifikuar ka përplasur një motoçikletë , dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçiketës, rreth 40 vjeç, ende i pa identifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit .