
Një 47-vjeçar është gjetur i vdekur nga bashkëshortja e tij jashtë banesës së tyre në Itali. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhur natën mes së martës dhe të mërkurës, teksa Sokol Prenga, 47 vjeç, u gjet i vdekur nga gruaja e tij jashtë shtëpisë ku ata banojnë, në Cigognola.
Për alarmin e ngritur nga gruaja, në vendngjarje kanë shkuar karabinierët dhe punonjësit e shëndetësisë, por ata e kanë atribuar vdekjen për shkaqe natyrale.
Megjithatë, hetimet e kryera nga karabinierët për të shqyrtuar çdo hipotezë përjashtuan një vdekje të dhunshme.
Autoriteti gjyqësor ka dhënë menjëherë autorizimin, duke e lënë trupin në dispozicion të familjes, pa bërë autopsi.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!