
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë fund hetimit administrativ për denoncimin e “Qendresa Qytetare” ndaj ish- kandidates për kryebashkiake e Shkodrës Majlinda Angoni.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, ka dhënë edhe vendimet e tij. Lidhur me denoncimin për Anën e Malit, ku Angoni dhe Haki Çako vizituan familjen që iu dogj banesa, Celibasi ka thënë se nuk ka shkelje administrative në fushatln zgjedhore sepse Angoni nuk ishte akoma kandidate.
Lidhur me shfrytëzimin e ambjenteve të një qendre shendetësore në Rrethina për spotin elektoral, Celibashi e ka cilësuar shkelje për Angonin dhe drejtoreshën e qendrës shendetësore, duke paralajmëruar propozime për masa administrative në KAS.
Në shqyrtim ka qenë edhe një tjetër denoncim për ish- kandidatin Xhemal Bushati, çeshtje që pas kerkesës së avokatit Marash Logu, u shty për tu shqyrtuar në një seancë tjetër publike.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!