Rikthehet pas një viti “emigrim” tek Partizani, mësohet rroga e Helad Markut tek Vllaznia…

Herald Marku firmos më në fund me Vllazninë dhe këtë e bëri vetëm dy orë para nisjes së ekipit dje drejt Austrisë.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e akordit me futbollistin Herald Marku. Mesfushori shkodran rikthehet në skuadrën tonë, duke firmosur një kontratë 1-vjeçare, me të drejtë zgjatjeje edhe për një vit tjetër.


KF Vllaznia i uron Heraldit një përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqeblu dhe të gjithë së bashku të përjetojmë të tjera emocione suksesesh. Mirë se erdhe në shtëpinë tënde!”, citohej në njoftimin e klubit shkodran për afrimin e 26-vjeçarit.

Mësohet se Marku do të marrë 4 mijë euro në muaj nga kontrata që firmosi me Vllazninë. Për rikthimin e tij në Shkodër insistoi edhe trajneri Mirel Josa.