Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Laç, ku disa të rinj kanë shkëmbyer zjarr kundër njëri- tjetrit në qendër të qytetit. Më sohet se nga përplasja ka humbur jetën në spital dy persona, Mikel Jushi 35-vjeç dhe Jani Jushi, 30-vjeç.
35-vjeçari, Mikel Jushi ishte pronari i një lokali në zonë, ndërsa 30-vjeçari Jani Jushi ishte djali i xhaxhait të tij. Nuk dihet ende arsyeja e shkëmbimit të zjarrit, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli në qytet për të bërë të mundur kapjen e autorëve.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë, ndërsa nuk bëhen ende të ditura detaje të tjera për ngjarjen. /Burimi:PanoramA/