Mëngjesin e sotëm, një grua 53-vjeçare është gjetur e pajetë ne banese. Ngjarja ka ndodhur ne Memaliaj, ne fshatin Vagalat, ku gruaja eshte gjetur pa shenja jete. Raportohet se gruaja eshte identifikuar si shtetasja Antoneta Hoxha dhe ka pasur dëmtime në kokë dhe ne krahun e majte.
Gruaja jetonte me bashkëshortin dhe fëmijët dhe njoftimi është bërë nga familjarët. Nuk ka ende detaje rreth asaj qe mund te kete ndodhur, nderkohe qe policia ka mberritur ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.