
Partia Socialdemokrate ka ambicie edhe për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023 për bashkitë e qarkut Shkodër. Pasi ka fituar 2 mandate deputeti në këtë qark në zgjedhjet e 25 prill 2021, PSD synon të ketë hapësirën e vet edhe në parlamentin lokal, Këshillin Bashkiak të Shkodrës.
Partia e drejtuar nga Tom Doshi, i cili hoqi dorë nga mandati i deputetit pak orë pas zgjedhjeve të 25 prill 2021, ka nisur tashmë zyrtarisht fushatën në Shkodër, duke u pozicionuar publikisht në mbështetje të kandidatit të PS- së Benet Beci.
Por ndërkohë, PSD do të luajë fort edhe për Këshillin Bashkiak. Në funksion të këtij qëllimi, është bërë edhe përzgjedhja e emrave të listës, e cila pritet të zyrtarizohet në KQZ deri në orën 24.00 të datës 27 mars 2023.
Ndërkohë, janë publikuar emrat e parë të listës së PSD- së për bashkinë Shkodër, ajo çfarë mund të konsiderohet pjesa a parë e listës, ndoshta më e mundshmja për të marrë mandate në Këshillin Bashkiak.
1.Gjergj Sokoli
2.Rezarta Pode
3.Lulash Nika
4.Jetmira Rraboshta
5.Ervin Brahimi
6.Violeta Perndrecaj
7.Gjovalin Ndoi
8.Ardita Spahia
9.Samed Bushati
10.Suada Kopshti