Skip to content
4 June, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport
  • Video News

VIDEO – Silvinjo debuton me humbje me Kombëtaren kuqezi, munden me rezultat minimal nga Polonia…

ShkodraWeb 2 months ago

Nuk ishte një nisje e mirë e kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëria mundet 1-0 në Varshavë nga Polonia, në një sfidë mjaft emocionuese.

Sinjalet e para në këtë takim i lëshon Sokol Cikalleshi. Sulmuesi del mirë nga krahët dhe përpiqet që të dërgojë një top në zonë, por asnjë nga shokët e skuadrës nuk e mbërriti dot.

Ekipi i Santos u kundërpërgjigj pas pak minutash me Zaleëskin, por goditja e tij u ndal nga Strakosha.

Në mesin e pjesës së parë, sërish Cikalleshi protagonist me një gjuajtje nga distanca, por Sczezny i tha jo, me një super-pritje .

Një top i kthyer pas një gjuajte të Kaminskit përfundon në gol nga Sëiderski, i cili nga pranë portës u tregua i saktë.

Pjesa e dytë nis me shumë dëshirë për Shqipërinë, Uzuni dhe Asllani “kërcënuan” kuadratin e skuadrës vendase, por vetëm kaq.

Lewandowski shfaqet në minutën e 63-të, pati rastin për të dyfishuar shifrat, Mihaj largoi topin në vijën fatale, duke na mbajtur në lojë.

Trajneri i përfaqësueses tonë, Silvinjo në debutimin e tij preferoi të aktivizonte Asanin dhe Mehmetin, lojtarë të cilët luajnë për herë të parë me kombëtaren, efekti i tyre nuk ishte i menjëhershëm, edhe pse shpalosën cilësi në momente të caktuara.

Deri në fund, Polonia mbrojti rezultatin, duke marrë kështu 3 pikët e para në kualifikuese dhe duke u renditur në vendin e dytë. Shqipëria renditet në vendin e fundit me 0 pikë.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Çekia kryesuese (4 pikë) nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 me Moldavinë (2 pikë, vendi i 3-të).

https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2023/03/27aQB.mp4

Continue Reading

Previous: EMRAT – PSD e Tom Doshit ka nisur fushatën për Bashkinë Shkodër, cilët janë kandidatët kryesorë për këshilltarë
Next: EMRAT – Publikohet lista e PS- së për kandidatët e Këshillit Bashkiak Shkodër, kryeson ish- sportisti kampion

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • “Ai s’është anëtar i Partisë Socialiste”, flet xhaxhai i Benet Becit: Thjesht është një qytetar shkodran me ndjesinë e shkodranit
  • DOKUMENTE – Gafa e gjykatës, denoncon gazetari: Saimir Tahiri në “arrest shtëpie” në banesën e shitur që në 2019- ën

TË FUNDIT

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…
  • Aktualitet

Përplasen mes tyre dy automjete, plagosen 4 persona, tre prej të cilëve dërgohen në Sptalin e Traumës…

2 hours ago
EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…
  • Kronika e zezë

EMRI – I mori jetën nënës së tij, zbulohet identiteti i djalit vrasës 24 vjeçar…

2 hours ago
NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…
  • Aktualitet

NGA REFIK HASANI – Diskriminimi po vazhdon nē Krahinën shqiptare…

3 hours ago
VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…
  • Kryesore

VIDEO – Sërish dedikim për Kiarën…Luiz Ejlli kthehet në muzikë, sjell këngën e radhës të dashurisë…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.