![](https://www.shkodraweb.com/wp-content/uploads/2021/07/shpetim-duro.jpg?x28643)
Shpëtim Duro nuk është më trajner i Laçit. “Panorama Sport” kontaktoi me trajnerin dhe ky i fundit konfirmoi diçka të tillë.
“Duke marr shkas nga ajo që ndodhi në ndeshjen e kthimit me Petrokub dhe veçanërisht nga ai shpërfytyrim në 30 minutat e fundit, kam vendosur të mos vazhdoj më bashkëpunimin me Laçin. Të jem i sinqertë, jam mërzitur shumë.
Ky është një vendim i pakthyeshëm që e kam marrë që para dy ditësh me veten time. Respekt për të gjithë në klubin e Laçit, kemi kaluar dy sezone fantastike me rezultate të mëdha dhe historike.
Zhgënjimi i vetëm është që nuk kaluam këtë tur të dytë me ekipin moldav”, ka thënë ekskluzivisht për gazetën trajneri Duro.