
Një aksidenti i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Blinisht.
Në aksident janë përfshirë një kamionçinë dhe një autoveturë. Nga përplasja rimorkio e kamionçinës është ndarë përgjysmë dhe ka përfunduar anash rrugës, ndërsa dy mjetet janë bërë copash.
Katër persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e automjeteve, një prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërsa policia po heton ngjarjen.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!