ELEMINIMI/ Pas trainerit, jep doreheqje presidenti, Tavecchio: Me falni, deshtova

Presidenti i Fedetarës Italiane të Futbollit,  Carlo Tavecchio, ka dhënë dorëheqjen pas dështimit të kualifikimit të Italisë në kampionatin botëror Rusi 2018.

Italia do t’i mungojë një kompeticioni kaq prestigjioz për herë të parë në 60 vite, kur nuk arritën të kthenin rezultatin 1-0 përballë Suedisë në San Siro.

Edhe pse trajneri i Italisë, Gian Piero Ventura u largua dy ditë më parë, Tavecchio tha se do të vazhdonte të qëndronte në drejtimin e federatës, post të cilin e mori në vitin 2014 dhe u rizgjodh në muajin mars.

Tavecchio sapo kishte filluar të bënte plane për pasardhësin e Ventura-s, duke u shprehur se Antonio Conte, aktualisht teknik i Chelsea-t në Angli, ishte zgjedhja e tij e parë.

Megjithatë presioni ishte shumë i madh për 74-vjeçarit, i cili vendosi të tërhiqet nga drejtimi i FIGC ditën e sotme.

“Më vjen keq,” u tha Tavecchio gazetarëve. “Po largohem se dështova. U kërkoj falje të gjithë italianëve. Tani është koha që futbolli italian të nisë një epokë të re”.

Loading...

Lini një Përgjigje

Postimet e fundit nga ShkodraWeb

E VECANTE/ Ballist Morina ne burg ne Kroaci merr lajmin e mire per Flamurin e tij

Ballist...

59- vjecaren nga Puka nuk e ka mbytur i shoqi por…lopa e shtepise

Në...

Inaugurohet në Tuz stacioni i përbashkët hekurudhor Shqipëri-Mali i Zi

Ministri...

Close