“Tuttomercatoweb” ka shpallur sot rezultatet e sondazhit për drejtorin sportiv më të mirë të vitit në Itali ku në vendin e parë është shqiptari Igli Tare. Drejtori i Lacios ka triumfuar në votim me një diferencë të thellë nga ndjekësit duke marrë 34,99% të votave kundrejt (13.7%) të vendit të dytë, Marko Xhianiti i Frozinones.
Në vendin e tretë është Davide Vanjati i Spal me (12.84%), ndërsa më poshtë janë emra të njohur si Mirabeli i Milanit, i 5-ti me 7,42%, apo Xhiuzepe Marota i Juventusit me 3,94%.
Igli Tare i kontaktuar nga ‘Tuttomercatoweb’ është shprehur se suksesin ia dedikon trajnerit Simone Inzagi-t që e ka ndihmuar duke nxjerrë në pah potencialin e lojtarëve që ai ka afruar në skuadër.