Në historinë e jashtëzakonshme dhe të lavdishme të AC Milan do të mbahen mend tre holandezët, një sulmues nga Liberia, djaloshi i pastër brazilian apo futbollisti që fryu si era e Ukrainës, por askush kush flet për njeriun shtatshkurtër dhe pijanec, djalë i një kasapi nga Nottingham. Por po të mos kishte qenë për një burrë të quajtur Herbert Kilpin (1870-1916), ne nuk do të kishim dëgjuar për një skuadër magjike dhe për lavdinë e Gianni Rivera, Franco Baresi, Paolo Maldini, Ruud Gullit, Marco van Basten, Frank Rijkaard, George Weah, Kaka apo Andriy Shevchenko me fanellën e famshme kuqezi. Shumë tifozë në të gjithë botën nuk e kanë idenë se Kilpin, simpatizues i futbollit dhe whisky, do të vdiste në varfëri të plotë, kur ishte 46 vjeç. Ai ishte babai i klubit që është shpallur katër herë kampion i Europës. Një shekull pas vdekjes së Herbert, Robert Nieri, një avokat nga Nottingham me origjinë italiane, ka vendosur ta bëj të njohur këtë personazh.
Historia e Kilpin është si një film i vërtetë, prandaj Neiri ka vendosur të bëj një libër. I publikuar në anglisht dhe italisht libri quhet “Lordi i Milan” dhe tregon detaje interesante nga origjina e klubit kuqezi dhe themeluesit të tyre. Djali i nëntë i kasapit Edward Kilpin dhe Sarah Smith, Herbie shkoi në Itali në momentin që në këtë vend shpërtheu industria e fabrikave dhe dushin sa më shumë njohës të anglishtes. Ai udhëtoi për në Torino në vitin 1891. Kilpin nuk solli me vete vetëm njohjet për industrinë e tekstileve, por edhe dashurinë e pamasë për futbollin, e cila gjeti përkrahje të madhe në veri të Italisë.

Ai luajti futboll për Torinon dhe ishte pjesë e skuadrës që humbi në finale gjatë dy kampionateve të para të futbollit në Italisë. Më pas shkoi në kryeqendrën e Lombardisë, Milanon. Duke qenë si i mungonte futbolli, në vitin 1899 ai themeloi në klub të cilin e quajti “Milan Foot-ball dhe Cricket Club”, që ne sot e njohim si AC Milan. Kilpin ishte trajneri, kapiteni, shpirti dhe zemra e skuadrës. Ai i udhëhoqi kuqezinjtë në të parin nga tre tituj që fituan në atë periudhë. Kilpin dhe shokët e tij zgjodhën ngjyrat e klubit. Thënia e tij ka qenë: “Ngjyrat tona do të jenë e kuqja, sepse ne do të jemi djaj, dhe e zeza, që personifikoi terrorin që do të fusim në zemrat e kundërshtarëve.”
Ai ishte themeluesi i gjithçkaje te Milan. Te skuadra e parë kuqezinjve përfshiheshin njerëz nga më të ndryshëm. Biznesmenët dhe aristokratët luanin në krah të një kuzhinieri dhe një holandezi që gjatë kohës së lirë këndonte në Opera. Emri i tij ishte Francois Menno Knoote dhe kishte një zë që bënte për vete turmën. Thuhet se në ditët me shi, ulërimat e mesfushorit karikonin gjithmonë skuadrën. Britmat e tij në dhomat e zhveshjes ishin motivuese edhe për kundërshtarët. Kilpin kishte gjetur atë që në futbollin e ditëve tona quhet lideri, njeriu imazh.

