Skip to content
9 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Aktualitet
  • Analizë
  • Editoriale

EDITORIAL – Sa pak kemi ecur në 32 vite, nuk durojmë as opinionin ndryshe të tjetrit, a është reminishencë e komunizmit…?!

ShkodraWeb 1 month ago
86

“Buka sot qenka e ftohtë” apo “buka sot qenka e fortë”. Kaq mjaftonte deri në 1990- ën dhe përfundoje në duart e Sigurimit të Shtetit, më pas edhe në burg. Po, po, për një fjalë goje, shumë vulgare, bije pre e nenit famëkeq 55 të agjitacion e propagandës. Janë me dhjetra, ndoshta me qindra shqiptarët që e provuan në kurrizin e tyre. Atyre që kanë ardhur në këtë botë pas 1990- ës, mund tu ngjajë çuditshëm por të pyesin baballarët e sidomos gjyshërit e tyre. Madje, ai regjim të burgoste edhe për idenë, mendimin e fjalën. Edhe të mendoje me zë, për shembull, “më pëlqen muzika italiane apo muzika rock”, përfundoje pas hekurave.

Kjo temë u rikthye në mendjen e shumëkujt teksa lexoheshin komentet në një nga postimet në rrjetet sociale të ShkodraWeb. Autori, një koleg i yni me eksperiencë shumë të gjatë në media, e sidomos në median e shkruar si opinionist dhe analist, jepte mendimin e tij lidhur me fushatën e pritshme, kandidatët e mundshëm për bashkinë e Shkodrës me 14 maj 2023. Si çdo person, kolegu ynë, jep mendim/opinionin e tij, pa marrë përsipër të flasë “në emër të popullit”.

E para ishte Fjala! Shpesh herë e citojmë këtë shprehje për të treguar rëndësinë e komunikimit. Për të treguar se e drejta e opinionit, është e patjetërsueshme, përveç se në regjimet komuniste, fashiste, totalitare. Në fillim të viteve ’90- të, kërkonim me të madhe “Liri- Demokraci” fillimisht e më pas “E duam Shqipërinë si Europa”. Kjo e dyta, eshe disa vite të mira, nuk ka gjasa të realizohet. Fatkeqësisht, pas 32 viteve, vëmë në dyshim edhe të parën.

Në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut, liria e shprehjes është ndër më kryesoret. Në hapësirat mediatike, ato që tentojnë të zbatojnë parime profesionale, etike e morale, është po kaq e shenjtë edhe e drejta e replikës, e përballjes së mendimeve e opinioneve. Por askund, në asnjë deklaratë, ligj, rregullore, kod nuk ka dhe nuk mund të ketë “të drejtë denigrimi, bullizimi” për shkak të opinionit ndryshe. Sepse teorikisht të paktën, flasim për sistem demokratik nga 1990- a e këtej.

Secili nga ne, gazetar apo jo, paralelisht përpiqet të bëjë edhe një punë tjetër. E domosdoshme për kushtet e vështira ekonomike që kalojmë. Çdokush, në bazë të arsimit apo aftësive, mund të jetë në çdo pozicion, të lartë, të mesëm apo të ulët. Mund të punojë gjatë, shkurt, të dorëhiqet apo të largohet, sipas rrethaneve të ndryshme. Përtej kësaj, çdokush mbetet individ, njeri, gazetar dhe mund të shprehë lirshëm opinionin e vet për tema e çeshtje të ndryshme, edhe me interes publik.

Ç’ lidhje ka që një ish- zyrtari apo drejtori, ti përmendet ky fakt kur jep thjeshtë dhe vetëm një opinion personal?! Ç’ kuptim ka që argument i vetëm i një komenti në rrjete sociale, të jetë bullizimi i emrit të tij?! Ç’ lidhje ka që në vend të një argumenti të pritshëm, të lëshohen taborre vulgare etiketimesh thjesht dhe vetëm për shprehjen e një opinioni?! Ç’ kuptim ka që një apo disa drejtorë e zyrtarë në detyrë, ti kujtojnë dikujt tjetër se ka qenë ish- drejtor dhe “prandaj mbështet kandidatin X apo Y”?!

Në Shqipëri e sidomos në Shkodër, nuk është aspak e lehtë të shpërfaqesh publikisht opinione e analiza. Sidomos në rrjete sociale ku aksesi është i lirë për çdokend, pavarësisht formimit, intelektit apo informacionit që ka. Megjithatë, ShkodraWeb prej gati 6 vitesh, ka qenë dhe vijon të jetë hapësirë lirie shprehje e mendimi, edhe që shkojnë kundër njëri- tjetrit. Do të vazhdojmë të jemi kështu, të pandryshueshëm, të hapur për çdokënd që ka diçka për të thënë apo bashkëndarë me publikun.

Në fund të këtyre radhëve, nuk mund të rrimë pa shprehur keqardhjen tonë: Sa pak kemi ecur në këto 32 vite e ndoshta aq më keq, po kthehemi pas në kufizimin e lirisë së fjalës, së shprehjes kur nuk shpreh edhe mendimin, opinionin e apo pozicionimin tonë. Fatkeqësisht, nuk është asgjë më shumë veçse reminishencë komuniste, e pranueshme mbase për ata që 1990- a i zuri 15 vjeç e lart por e papranueshme për ata që “zunë mend” pas këtij viti, që mesa duket, nuk paska ndarë epokat në Shqipëri! /Editorial nga ShkodraWeb/

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT – Greqia zgjohet nën lëkundjet e forta të termetit, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij
LAJM PAS: Prokuroria rekurs në Gjykatën e Lartë për Jeton Lamin, ish- efektivi i Operacionales shoqëronte Vis Martinajn…

TË FUNDIT

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

6 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

11 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

12 hours ago

TË FUNDIT

  • EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

TË FUNDIT

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…
  • Anëmbanë

EMRAT – Nga nipi i deputetit të PS tek…zbulohen kush janë bosët shqiptarë që fshihen në Dubai, garancia që u ofrohet…

5 hours ago
Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…
  • Aktualitet

Grupimi “Alibeaj” në Partinë Demokratike prezanton kandidatin e radhës për zgjedhjet e 14 majit…

6 hours ago
“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

11 hours ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

12 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.