Mbushet viti nga votimi (zgjedhjet) e 30 qershor 2020. Procesi i cili ka hyrë tashmë në historinë e proceseve elektorale në këtë vend. Një vit më parë, u kurorëzua rezultati 99% i fitores së pushtetit vendor nga një forcë e vetme politike, ku vetëm një bashki minoritare ka një kryetar me “ngjyrë” ndryshe.
Procesi ku opozita e vertetë nuk mori pjesë dhe ku një opozitë tjetër shprehu zhgënjim për pjesëmarrjen në këtë votim, i dha fund pluralizmit në qeverisjen vendore pas 30 viteve sistem shumëpartiak.
Jo vetëm kaq. Edhe pas 30 qershorit 2020, pasojat vijuan të ndjehen. Jo pak kryebashkiakë të dalë nga ky votim, nuk morën mandat, u detyruan t’ a dorëzojnë apo mund t’ a dorëzojnë pas procesit të verifikimit nga Prokuroria, pas denoncimeve të opozitës. “Dekrìmínalizimi” largoi dhe mund të largojë jo pak kryebashkiakë e këshilltarë.
Në një vit, Presidenti i Republikës vazhdon të mos e njohë 30 qershorin 2020. Po ashtu, nuk preferon të shpallë datë zgjedhjesh për ato bashki ku ka vakancë. Shpresa që brenda vjeshtës së kaluar vendi të kishte një Gjykatë Kushtetuese, pritet të realizohet këtë vjeshtë. Vetëm kjo trupë zgjedhore mund të japë një verdikt për vkefshmërinë ose jo të “30 qershorit”, duke mbyllur njëherë e mirë këtë kapitull.
Komisioni i Venecias dhe raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR thanë shumëçka por nuk mund të vendosin “vulë”. Ndryshe nga një vit më parë, marrëdhënie president- mazhorancë, duket më e shtensionuar. Opozita dhe mazhoranca, janë në tryezën e reformës zgjedhore të rradhës. Ndërsa ka një kompromis paraprak për hatër të procesit të integrimit dhe një tjetër të paarritur për një Kod Zgjedhor të ri, duket se ka një marrëveshje të pashkruar që këtë vit, të mos ketë zgjedhje. Sipas gjasave, do të jenë dy palë në 2021-in, nëse Kushtetuesja do të rrëzojë “30 qershorin”.
Sot, një vit më pas, mund të ketë shumë opinione për vlefshmërinë ose jo të “30 qershorit”. Por besoj që të gjithë biem dakort në një pikë: Shqipërisë nuk i vlen dhe nuk i bën nder, një tjetër “30 qershor”. Është një pësim, që sot pas një viti, duhet të na bëhet mësim. Të gjithëve! Se si nuk duhet të jetë një proces elektoral në Shqipëri! KURRË MË!/Shënim i ShkodraWeb Media/