“Edi, lëshoje Lulin!”, Nard Ndoka mesazh para takimit të Berishës në Shkodër: Rast unikal në 30 vite pluralizëm

Kryetari i PDK- së Nard Ndoka është i njohur për batutat e tij në rrjetet sociale. Pak orë para takimit të Berishës së Shkodër në kuadër të “Foltores”, ish- deputeti i Shkodrës ka publikuar një tjetër status.

“Edi, lëshoje Lulin! Rast unikal në 30 vite pluralizëm që një KM kap të gjitha pushtetet, por katastrofa më e madhe është që kapi edhe Opozitën. Mori peng Kryetarin e saj!”, shkruan Nard Ndoka në publikimin e tij në Facebook.


Duket se edhe lideri i PDK- së është rreshtuar në krah të Berishës në përballjen brenda PD- së me Bashën. Ditën e djeshme u njoftua se Ndoka do të jetë krah Berishës edhe fizikisht në Shkodër. Pritet të shihet nëse ai do të jetë në sallën e Kinema Millennium pasditen e sotme. /ShkodraWeb/