EMRAT – Ishin në makinë me Aldi Ramën kur ekzekutoi nënkomisarin, gjykata lë në burg dy të rinjtë…

Gjykata ka lënë sot në burg Armando Markun dhe Kristjan Sherrin, shokët e Aldi Ramës, të cilët ishin në makinë me të kur i riu qëlloi për vdekje nënkomisarin Saimir Hoxha.

Për Markun dhe Sherrin është ngritur akuza e moskallëzimit të krimit, për armën që Aldi Rama kishte me vete, ndërsa gjykata pranoi sot kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj, duke lënë në burg dy të rinjtë.