
Maratona “Gjeniu i Vogël”, spektakli i talenteve të reja në edicionin e tij te 8-të në Vizion Plus, përfundoi udhëtimin e tij 17 javor. Nata finale dhuroi emocione të shumta, ndërsa në fund triumfoi Shkodra e telanteve të pashterrshme.
Ea Zogaj, vogëlushja shkodrane u shpall fituese, duke marrë epitete të shumta nga ata që e ndoqën edhe si Nexhmije Pagarusha e vogël. Sigurisht, është një gëzim i madh për Ea, familjen e saj por edhe për Shkodrën e shkodranët.
Ishte superproduksion që mbante vulën e të mirënjohurve Pandi Laço, Bledi Laço dhe Adi Hila si autorë të tij, duke shtuar edhe më shumë vlerat e këtij spektakli, bashkë me jurinë mjaft profesionale.
Ishte spektakli me pjesemarrje nga të gjitha trevat shqiptare si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal I Zi e diasporë. E në fund, triumfon toka e begatë dhe gjithmonë e lulëzuar e talenteve, Shkodra, me një emër që do ta dëgjojmë shpesh në skena: Ea Zogaj!
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!