Skip to content
11 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E vërteta e helmimit të nxënësve në Gjegjan

ShkodraWeb 9 October, 2017
helmimfemijetpuke

Rreth 31 nxënës të shkollës 9-vjeçare në njësinë administrative Gjegjan të Bashkisë së Pukës janë helmuar gjatë orëve të mësimit. Sipas mjekëve, arsyeja është se një ditë më parë ishte bërë dezinfektimi i shkollës me solucion klori, aroma e të cilit iu shkaktoi probleme nxënësve.

Edhe pse nuk ka një shkak zyrtar për ngjarjen e ndodhur, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra Drejtorinë e Shëndetit Publik Pukë, për shkelje të rregullave të dezinfektimit të shkollës. Fiks Fare u nisë drejt qytetit të Pukës, në fshatin Gjegjan. Në ambulancën e fshatit  rreth 30 fëmijë ishin trajtuar me serum, ndërkohë që 3 nxënës ishin dërguar në Spitalin e Rrëshenit  dhe 4 në atë të Pukës, për mjekim më të specializuar. Shefi i komisariatit  të Policisë Pukë , Pal Marku shprehet se nga hetimet paraprake shkak i helmimit të nxënësve është mungesa e ajrosjes së shkollës pas dezinfektimit.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur edhe Zyra Arsimore Pukë ka marrë masa, duke pezulluar nga detyra drejtoreshën e shkollës së Mesme të Bashkuar të Gjegjanit dhe nëndrejtorin e kësaj shkolle.

Drejtoresha  Dilore Nikolli shprehet për gazetarët e Fiks Fare se mëngjesin e datës 4 tetor, rreth orës 6 të mëngjesit personeli sanitar ka bërë  pastrimin dhe ajrosjen e shkollës.

“Na u tha se efekti i substancës  së aplikuar kalon për 3 orë. Nga ora 09:30 fëmijët filluan të kenë probleme dhe ne ndërpremë menjëherë mësimin, por ajrosja dhe pastrimi nga ana jonë është bërë siç duhet”, shprehet zonja Nikolli.

Gazetarët iu drejtuan Zyrës Arsimore Pukë për vendimin e marrë në lidhje me dezinfektimin e shkollës jo në verë, por kur shkolla frekuentohet sistematikisht nga nxënësit.

Drejtori i ZA pohoi se vendimi  për dezinfektimin e shkollës në ditë jave pas procesit mësimore nuk ka qenë i tyre, por i Drejtorisë së Shëndetit Publik Pukë. Ky i fundit në bashkëpunim me Bashkinë Pukë kanë marrë përsipër të bëjnë dezinfektimin, të cilin sipas ligjit duhet ta bëjë një kompani e specializuar.

Nënkryetari i bashkisë z. Artan Zaja, në një lidhje telefonike me gazetarët e Fiks Fare pohon se nuk është bërë një tender për dezinfektimin, duke mos e shpjeguar as arsyen e mosbërjes së tij. Nga ana tjetër Drejtoria e Shëndetit Publik Pukë, shpjegon se në datë 3 tetor kjo drejtori ka bërë dezinfektimin e 5 shkollave, ku vetëm në shkollën e Gjegjanit ka pasur probleme. DSHP nxjerrë si fajtorë  drejtuesit e shkollës, pasi nuk është bërë siç duhet ventilimi i shkollës.

ISHSH: Helmimi i fëmijëve, përgjegjësi e bashkisë dhe DSHP-së së Pukës

Nuk është në të njëjtin mendim Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, i cili ka marrë një masë administrative kundrejt DSHP Pukë.

“Me marrjen e njoftimit kemi urdhëruar të ndërpritet në mënyrë të menjëhershme mësimin dhe kemi marrë masa administrative kundrejt DSHP Pukë. Dezinfektimi ne si ISHSH kemi urdhëruar të bëhet në fund të vitit shkollor, pra në qershor”, përfundon Dr. Areti Beruka.

Ndërkohë që ISHSH ka urdhëruar mbylljen e shkollës deri në zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në helmimin e nxënësve, ajo sot është rihapur.

Sërish disa nxënës të saj janë paraqitur në spital po me të njëjtat simptoma.

Post navigation

Previous: LISTA/ Datat e arrestimeve të intelektualëve në vitet 1946-1947
Next: Arrestohet ne Tropoje vrasesi 51- vjecar nga Puka, kerkohej nga policia per droge

TË FUNDIT

barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet 11 June, 2026
  • “Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana 11 June, 2026
  • DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat 11 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 11 qershor 2026… 11 June, 2026
  • OPINION – Protesta fitoi dimensionin politik, opozita u bashkua, tashmë koha për zgjedhje të parakohëshme… 10 June, 2026
  • DEKLARATA – Konflikti mes sekretares së tij dhe një studenteje, reagon Fakulteti i Drejtësisë i UNISHK 10 June, 2026
  • EMRI – Sherri në Velipojë ku u qëllua me armë zjarri, arrestohet pas dy ditësh i riu, ishte në kërkim… 10 June, 2026
  • Numërohet me shumë se gjysma e vendvotimeve, ja kush janë politikanët më të votuar në Kosovë… 10 June, 2026
  • Kombëtarja e vajzave e Armir Grimës takim me historinë, kualifikohet në play- off të Botërorit 2027 10 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e mërkurë, 10 qershor 2026… 10 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

full hd.03_25_24_23.Still060

VIDEO – Drejtuesit e policisë në Shkodër, dalin para mediave, flasin për punën gjatë majit dhe prioritetet

ShkodraWeb 11 June, 2026
barbana dash dini ps 2026

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

ShkodraWeb 11 June, 2026
ngjarja stop unishk 2026

DOKUMENTET – Përplasja fizike në Fakultetin e Drejtësisë së UNISHK, si është e verteta e polemikës Rektorat- Dekanat

ShkodraWeb 11 June, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 11 qershor 2026…

ShkodraWeb 11 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.