Skip to content
15 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Sociale

LISTA/ Datat e arrestimeve të intelektualëve në vitet 1946-1947

ShkodraWeb 9 October, 2017
arrestime1946

Nga Kastriot Dervishi

Pas mbarimit të proceseve kundër intelektualëve të “sabotazhit të Maliqit” vëmendja e regjimit u përqendrua në dënimin e klasës intelektuale të vendit. U arrestuan të gjithë ata që shiheshin apo dyshoheshin si proamerikanë (çështje e veçantë kjo) si dhe u vijua procesi i goditjes së intelektualëve (teknikë, tregtarë, profesorë, mësues, juristë, mjekë, gjyqtarë, etj). Proceset ndaj dy grupeve të deputetëve nuk janë të shkëputura, por janë por pjesë e goditjes së intelektualëve të atyre viteve, si veprim i mirëfilltë i injorancës kundër njerëzve që mendonin e krijonin. Në Kuvendin Popullor nuk ka pasur shprehje të mendimeve ndryshe. Pavarësisht se ishin spikatur një grup deputetësh ndryshe, ata asnjëherë nuk artikuluan në Kuvend teza politike apo mendime ndryshe. Këto mendime ngelën brenda bashkëbisedimeve me njëri-tjetrin si dhe dëshirës për të pasur ndryshime në vend.
Proceset e dënimeve dërrmuan trurin e fundit që i pat ngelur Shqipërisë si dhe i hapi rrugë konsolidimit të injorancës më të tmerrshme që kishte parë ndonjë Shqipëria.
Më poshtë do gjeni një kronologji të arrestimeve të periudhës gusht 1946 deri në shtator 1947. Në kllapa janë proceset që u takojnë dënimet. (Lista që posedoj sigurisht vijon edhe pas datës fundore të këtij postimi)
16 gusht 1946
Ramë Marku (I)
26 shtator 1946
Riza Dani (II), deputet
10 nëntor 1946
Augusto Beti, italian, elektro-teknik në Kuçovë (V)
22 nëntor 1946
Agathakli Xhitoni (I), shkrues publik
19 dhjetor 1946
Giusepe Monaldi, italian, gjeometër në Kuçovë (V)
21 dhjetor 1946 (h)
Abdyl Kokoshi (I), jurist
27 dhjetor 1946
Surja Selfo (II), tregtar
Bexhet Shehu (II), nëpunës
Isuf Hysenbegasi (II), mjek
Kamber Jaskollari (II), ish xhandar
Hilmi Hysi(II), jurist, ish gjyqtar
Demir Kallarati(II), ish oficer
7 janar 1947
Foto Bala (I), profesor
Salim Kokalari (I), mësues
Hivzi Kokalari (II)
Adem Beli (II), agronom
31 janar 1947
Liri Prifti, dënohet me 10 vjet burgim
15 mars 1947
Fehmi Leskani (III), tregtar
18 mars 1947
Ibrahim Hasnaj (II), sekretar në Komunitetin Bektashi
12 prill 1947
Hasan Reçi (II), arsimtar
Uan Filipi (II), nëpunës
17 prill 1947
Ramazan Tabaku (I), telegrafist
15 maj 1947
Haki Karapici (III), avokat
Irfan Pustina (III), doktor
Gjergj Ashta (III), jurist
Rustem Sharra(I), tregtar
Shefqet Beja, deputet (I)
Kolë Kuqali, deputet (vdiq gjatë hetuesisë më 30.5.1947)
SelaudinToto, deputet (I)
Enver Sazani, deputet (I)
Faik Shehu, deputet (II)
Ibrahim Karbunara, deputet (I)
Kostandin Boshnjaku, deputet (II)
Irfan Majuni, deputet (I)
Islam Radovicka, deputet (II)
Avdul Bani (II), roja i Islam Radovickës, vdes në hetuesi në v.1947
Nexhmi Ballka (II), arsimtar
16 maj 1947
Ymer Keçi (III), tregtar
Ali Bakiu (III), tregtar
Ali Shtëpani (III), pronar
Enver Topulli (III), tregtar
Kadri Kërçiku (III), mjek
Kel Koçobashi (III), nëpunës
Halit Gjolena (II), oficer
Qemal Frashëri (IV), nëpunës në MF
Ali Begeja, “vdiq në burg duke u hedhur nga dritarja”18.8.1947
Ferit Hysenbegasi, vdes në hetuesi më 17.9.1947
17 maj 1947
Vasil Xhai (III), avokat
Baltazar Benusi (III), avokat
Zylfyrije Banushi (IV), nëpunëse në MF
Mestan Ujaniku (II), nënkolonel
18 maj 1947
Adem Xhepa (III), pijeshitës
Elza Çika (IV)
19 maj 1947
Adem Xhepa (III), pijeshitës
Ibrahim Keçi (III), tregtar
23 maj 1947
Baba Myrteza Paja, vdes më 24.5.1947 në hetuesi
25 maj 1947
Baba Bedri Hatibi (veçan), arrestohet
Baba Myrteza Paja (I), vdes në hetuesi
28 maj 1947
Pajo Dervishi
15 qershor 1947
Koço Xega, teknik nafte në Kuçovë, (V)
Pietro Andena,italian, teknik nafte në Kuçovë (V)
Stanislav Zuber, inxhinier, vdes në hetuesi
Riza Alizoti (I), inxhinier
Paolo Saggioti (I), nëpunës industrial
20 qershor 1947
Xhevat Xhafa (I), mësues
Tefik Deliallisi (I), mësues
Hysen Shehu (I), mësues
Sulo Konjari (I), farmacist
Beqir Çela (I), mësues
Sulo Klosi (I), inxhinier
Shefki Minarolli (I), hotelier
Pertef Karagjozi (I), nëpunës
Mehmet Prishtina (I), tregtar
20 korrik 1947
Gjovalin Vlashi (I), avokat
6 shtator 1947
Lutfi Strazimiri (IV), inxhinier
Andria Xega (IV), inxhinier
Mustafa Greblleshi (IV), gazetar
Osman Bishqemi (IV), nëpunës
Limon Vrapi (IV), mësues
Anthim Konomi (IV), inxhinier
Tahir Gjinali (IV), tregtar me arsim të lartë
7 shtator 1947
Ali Fortuzi (IV), nëpunës në MF
11 shtator 1947
Arif Gjyli (II), deputet
16 shtator 1947
Antonio Barsolini, italian (IV), veteriner

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: FOTO/ Komentuesi e pyet per verior ne qeveri, Rama i pergjigjet me pyetje retorike me shpoti
Artikull pas: E vërteta e helmimit të nxënësve në Gjegjan

TË FUNDIT

makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025…

ShkodraWeb 15 November, 2025

TË FUNDIT

  • VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim… 15 November, 2025
  • Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj 15 November, 2025
  • NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike… 15 November, 2025
  • Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi… 15 November, 2025
  • Atentati tek rrethrrotullimi i Rinasit, ndërron jetë edhe i plagosuri Muçi Shaljani (Sheqeri)… 15 November, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 15 nëntor 2025… 15 November, 2025
  • “Sulmuesi në shok”, anglezja “The Sun” artikull për Brojën: Ka ngjallur shqetësime pasi u pa i përlotur 14 November, 2025
  • VIDEO – Kapen rreth 13 kg kanabis, armë e municione, arrestohen 7 persona të përfshirë në trafik… 14 November, 2025
  • “Janë dërguar 2 urdhër- thirrje”, Berisha përgenjeshtron SPAK: Është një gënjeshtër absolute… 14 November, 2025
  • “Vendimi i GJK, s’do i biem murit me kokë”, Rama i qartë: Veliaj kryetar i bashkisë Tiranë deri më 2027 14 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

magazine kanabisi mark lula 2025
  • Aktualitet

VIDEO – Zbulohet magazina e kanabisit në “Mark Lula”, arrestohen 5 persona, një shpallet në kërkim…

ShkodraWeb 15 November, 2025
makine e djegur
  • Aktualitet

Digjet makina e 35- vjeçares në Shkodër, shkak një shkëndijë elektrike, e pëson edhe një e parkuar pranë saj

ShkodraWeb 15 November, 2025
tonin gjuraj konference 2025
  • Kryesore

NGA TONIN GJURAJ – Zhvillimi nuk ka kuptim, pa diasporën shqiptare, pa diasporën akademike…

ShkodraWeb 15 November, 2025
rruga-shkoder-hani-hotit
  • Aktualitet

Arrestohet 43- vjeçari, transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës drejt Malit të Zi…

ShkodraWeb 15 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.