Skip to content
15 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Anëmbanë
  • Kryesore
  • Sociale

E VEÇANTË – Nga Vermoshi në Nju Jork, takohen pas shumë viteve nxënësit e shkollës “Demokracia”…

ShkodraWeb 12 January, 2024
vermosh nju jork 8 vjeçare 2024

“School Reunions” apo bashkimet e nxansave në përvjetore janë një traditë sa e vjetër aq edhe e veçantë. Edhe më e veçantë ishte mbrëmja e bashkimit të klasës VIII 1996, të shkollës 8-vjeçare “Demokracia” Vermosh. Por si filloi?

Dikush nga kjo klasë hodhi një fjalë, “A bashkohena”, dhe kjo fjalë si shkëndijë ndezi mendimet dhe zemrat e të tjerëve. Një “nxanës” tjetër krijoi në telefon një grup mesazhesh, ku të gjithë filluan që të shkruanin atë që mendonin. Nuk ishte e lehtë që mbas afër tri dekadash të realizohej një ri-bashkim, tani në Amerikë. Ishin shumë arsye për të mos marrë pjesë: familja, fëmijët, puna, largësia, angazhimet e ndryshme shoqërore apo edhe mendimi se si do të dukemi para njëri-tjetrit pas kaq kohësh. Jeta i kishte shpërndarë të gjithë, secilin në drejtimin e vet, me gëzimet, hallet dhe arritjet e veta. Por përtej këtyre, brenda secilit “nxanës” egzistonte një dëshirë, një passion, një ëndërr dhe një lumë kujtimesh pothuajse të harruara, që dilnin mbi vështirësitë dhe pengesat. Brenda një kohe të shkurtër u arrit një aprovim i plotë, u caktua data,koha, vendi, programi e të gjitha detajet. Eh…“Dëshirë po pate se rrugën e gjen”, thotë një fjalë.

Më datën 6 Janar 2024, rreth orës 6 të darkës, në Restorantit “Tesoro D’Italia”, në rrethinat e New York-ut, një e nga një dhe me çifte, u mblodhën “nxanësit” e dikurshëm, të shoqëruar nga bashkëshortët, bashkëshortet apo ndonjë i afërm. Ishte një sacrificë jo e vogël, disa vinin nga qytete të ndryshme të New York-ut, nga Connecticut, New Jersey, nga Michigani dhe nga Kanadaja. Vetëm dy-tre, për arsye objektive e të kuptueshme mungonin. Sigurisht, që në raste të tilla, sikurse në një orë mësimi dikush do të mungojë.

Pic-2x
Pic-1x

Ata ishin mbledhur për darkë, por darka ishte harruar. Të gjithë ishin të zënë me njëri-tjetrin në bisedat të gjera dhe të ndryshme që vlonin në grupe-grupe. Shumë prej tyre kishin kontakte të rregullta e disa nuk ishin parë as kishin folur që nga 1996-ta. “Nxanësit” kujtonin histori shkollore, tregonin për familjet, fëmijët, e mbi të gjitha binin në sy të qeshurat nga batutat dhe kujtimet e ngjarjeve që ju kishin lënë më shumë mbresa. Një kohë që tashmë egzistonte vetëm në kujtimet e tyre, që nuk shuhen kurrë!

Të gjithë ndiheshin mirë më njëri-tjetrin, sikur asgjë nuk kishte ndryshuar. Përveç fizionomisë së moshës, e natyrshme për çdo njeri, të gjithë ishin po ata 15-vjeçarë, të njëjtit të rinj në shpirt. Tri dekada nuk kishin ndryshuar asgjë ndër ta, ata që kishin qenë më të hedhur ishin prapë të hedhur,të urtët ishin të urtë, hokatarët kishin mbetur po ashtu. Sa bukur të jesh gjithnjë vetvetja, i vërtetë dhe pa maskë. Pa maskë, i bukur, i gjallë dhe plot ndjenjë ishte krejt takimi. Secili pa përjashtim kishte dhënë kontributin e vet në realizimin e kësaj mbrëmje. Një harmoni e plotë jo vetëm nëbiseda, kangë e valle, por edhe veprimet e tyre pregaditore. Dikush ishte marrë me rezervimet dhe akomoditetet, një tjetër kishte printuar një banderolë të madhe me fotot e femijërisë e secilit nxanës ku të gjithë rreshtoheshin të bënin një foto, dikush kishte pregatitur embëlsira për të gjithë, një tjetër ishte kujtesur për lulet e freskëta, dikush për qirinjtë aromatikë me numrat 1996, një tjetër drejtonte këngët dhe muzikën burimore kelmendase apo pogonishte, dikush hapi darkën, të tjerët me rradhë i prinin valles. Një perfeksion që nuk përshkruhet me fjalë.

Darka ishte e plotë, me ushqime dhe pije, “food and spirits”, të cilat e ngrohën edhe më shumë shpirtin e malësorve në këtë darkë. Muzika nuk u ndal në asnjë moment, vallja po ashtu, tipare këto kelmendase që i shoqërojnë ata në çdo rast gëzimi dhe feste. Edhe bashkëshortët dhe shoqëruesit nuk u ndien të tepërt, ata gëzuan bashkë me ta, si një familje e madhe.

pic5x
PIc3x-696x926

“Nxansit” nuk kishin harruar as mësuesit, në biseda ata flisnin me pasion, se sa me fat kishin qenë që kishin pasur mësues të mirë, të gjithë kishin punuar me përkushtim në edukukimin e tyre. Rezultatet ishin të dukshme, shumë prej “nxansave” tashmë kishin shkolla të larta e fakultete të mbaruara, ishin biznesmenë të suksesshëm, menaxherë të shkëlqyer, prindër shembullorë. Sigurisht bazat e edukimit i kishin nga këta mësues të nderuar. Si përfaqësues të mësuesve të tyre, grupi me unanimitet kishte përzgjedhur dy mësues: Lekë Vukaj dhe LuigjPepaj. Dikush nga grupi, në shenjë respekti, kishte pregatitur nga një pllakatë për këta mësues ku shkruhej: “MIRËNJOHJE! Për punën e palodhur dhe kontributin e shquar për edukimin e brezave dhe rritjen e nivelit kulturor në Kelmend. Me respekt Klasa VIII e vitit 1996”.

Mirënjohja më e mirë, më e larta nga të gjitha, më e pastra dhe e sinqerta për mësuesit vjen gjithmonë nga nxansit, nga ata që e panë, e ndien kujdesin dhe i përjetuan më vonë frytet e punës tyre. Bashkë me pllakatën ishte edhe një dokument shoqërues, që u mbush plot me emrat enxanësve të shkruar me dorën e tyre:Besa Vushaj, Diellë Vukaj, Fllanxë Shqutaj, Fran Peraj, Lek Vuktilaj, Leonard Naçaj, Luan Volaj, Luigj Vuktilaj, Merushe Vuktilaj, Mirela Vukaj, Natalina Shqutaj, Nora Hysaj, Paulin Lumaj, Pllumb Naçaj, Vera Bujaj, Zana Vukaj.

Në fund, diku në orët e pasmesnatës, kur bisedat skanë fund, muzika vazhdon, vjen koha që “nxanësit” duhet të ndaheshin, një shtrëngim duarsh, një përqafim dhe një premtim për t’u mbledhur prapë. Të përmalluar dhe të lumtur që u panë dhe festuan bashkë edhe një herë. E kush prej “nxansave” të 1996 në Vermosh, atje ku “ngulet gozhda” në hartën e Shqipërisë, e kishte mendue se do të bashkoheshin si dikur, tash në Amerikë. Zoti e bekoftë Amerikën, klasën 1996- ës dhe mësuesit e tyre. /Pergatiti Valentin LUMAJ, Michigan, 10 Janar 2024/

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: VIDEO – Arrestohen babë e bir në Malësi të Madhe, rrotull banesës iu gjetën 26 kg kanabis gati për shitje…
Artikull pas: DOKUMENTI – PD me zyrë brenda ndërtesës, Bashkia Shkodër i kërkon subjektit politik lirimin e saj pasi i nevojitet…

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025

TË FUNDIT

  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025… 15 May, 2025
  • VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë… 15 May, 2025
  • “Final 4” për futbollin e femrave, Vllaznia- Partizani është akti final që përcakton kampionen e Shqipërisë 14 May, 2025
  • VIDEO – “Nisim një betejë që do ta fitojmë”, Sali Berisha takim me drejtuesit politikë të PD- së në qarqe… 14 May, 2025
  • NGA BENET BECI – PS rritje spektakolare të votave në Bashkinë Shkodër, fitorja më e madhe qetësia, qytetaria dhe pozitiviteti 14 May, 2025
  • EMRAT – Përfundon numërimi i votave preferenciale, kush ka siguruar mandatin e deputetit në Shkodër 14 May, 2025
  • NGA ELIONA SHKRELI – Shkodra foli dhe tregoi shpirtin e saj të lirë…! 14 May, 2025
  • VIDEO – “PD po përgatit një luftë të fuqishme për mbrojtjen e votës”, Berisha sërish para gazetarëve… 14 May, 2025
  • SPAK e BKH sërish në Shkodër për krimet zgjedhore, të dyshuarit janë mbështetës së PSD- së… 14 May, 2025
  • VIDEO – Malësia e Madhe, e vetmja bashki ku PS fitoi në qarkun e Shkodrës, Benet Beci në KZAZ 1… 14 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 15 maj 2025…

ShkodraWeb 15 May, 2025
edi rama miting falenderues 2025
  • Kryesore

VIDEO – Kryeministri Edi Rama miting falenderues për shqiptarët në sheshin “Skenderbej” në Tiranë…

ShkodraWeb 15 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.