E RËNDË/ Humb jetën kalimtarja 35 vjeçare, një grua me makinë e përplasi pasditen e sotme…

Një 35 vjeçare ka humbur si pasojë e një aksidenti automobilistik që ndodhi pasditen e sotme në zonën e Kamzës në Tiranë. Policia thotë se viktima është shtetasja me iniciale P.A, 35 vjeçe. Gruaja ishte kalimtare në rrugë kur është përplasur nga një automjet. Drejtuesi i makinës është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:35 në rrugën “Demokracia” në kryqëzim me Bulevardin “Blu” automjeti me drejtuese shtetasen B.D., ka përplasur këmbësoren P. A.,35 vjeçe.

Si pasojë e përplasjes, këmbësorja P. A ka ndërruar jetë. Shtetasja B. D. është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Policia rrugore ndodhet në vendngjarje ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

loading...