Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Rrugën e Kombit, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi pranë fshatit Gziq të Mirditës, ku viktima, i cili dyshohet të jetë një endacak, është goditur nga një automjet. Identiteti i viktimës nuk dihet ende, ndërsa policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 18:45 , në autostradën Rreshen-Kukës, në fshatin Gëziq ,Mirditë, automjeti tip “Kamionçinë”, me drejtues shtetasin E.B.,41vjeç, banues në Fan, Mirditë, ka përplasur një këmbësor. Si pasojë e përplasjes, këmbësori ende i pa identifikuar ka gjetur vd.ekjen.
Drejtuesi i automjetit shtetasi E.B. është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit të aksidentuar.