Skip to content
14 June, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

E padegjuar/ Kisha Katolike ndalon kurorezimin e martesave diten e diel

ShkodraWeb 3 August, 2017
IMG_2606
Ditën e diel në Katedralen e Shkodrës nuk do të ketë asnjë ceremoni dasme. Ky vendim hyn në fuqi që nga janari i 2018-s dhe në vazhdim dhe është marrë nga dioqeza metropolitane Shkodër-Pult.
Famullitari dom Artur Jaku shpjegon se qytetarët ditën e diel duhet të marrin pjesë në meshë dhe dasmat e shumta në sezonin e verës i kanë penguar ata që të marrin pjesë në kremtimin e meshës të së dielës.
Po ashtu, ka një numër të madh dasmash që ceremoninë e kanë ditën e diel, duke u bërë nganjëherë e papërballueshme.
Dom Arturi, pse është marrë ky vendim?
Arqipeshkvi, në bashkëpunim me meshtarët dhe aktorët baritorë, e ka diskutuar prej kohësh këtë ide, që të mos kremtohet sakramenti i martesës të dielave. Kemi ardhur në kristalizimin e kësaj ideje, që solli më pas vendimin që nga janari 2018 të mos ketë më meshë. Së pari për ne katolikët, kjo ditë duhet të shenjtërohet, që besimtarët të marrin pjesë në meshë, pra në eukaristi. Në e dimë që kur ka dasma, çifti, familja apo dasmorët nuk mund të marrin pjesë në meshë. Pra ne e kemi studiuar këtë vendim, që t’u japim mundësi dasmorëve të jenë pjesë e meshës. Plus, historikisht dasmat në Shqipëri nuk janë bërë të dielave, por të hënave. Kjo histori, pra kremtimi i martesës ditën e diel, ka filluar pas 1990-s. Pra ky është edhe një rikthim në traditë, por edhe që besimtarët ta përjetojnë më mirë. Nëse i referohem famullisë sonë, ne kemi një fluks të madh të martesave, nga 10 deri në 20 të tilla në ditë, që shpesh i tejkalon mundësitë tona. Pra as unë si meshtar shpesh nuk mund t’u jap solemnitetin e merituar, kur ka një numër të madh martesash.
Si është pritur ky vendim, pasi jemi edhe në kulmin e dasmave?
Në fakt ka thuajse 1 vit që e kam paralajmëruar këtë vendim, ndonëse zyrtarisht u bë publik si dekret vetëm tani. Të them të drejtën, pjesa më e madhe e besimtareve kanë dakordësi. Ato që kanë probleme janë pak çifte që kanë ndarë datën, por për to do të gjejmë rrugën e duhur që ta zgjidhim.
Ky vendim është vetëm për dioqezën Shkodër – Pult, pse jo për të gjithë vendin?
Pa dyshim në Shkodër është numri më i madh i martesave dhe numri i besimtareve të krishterë është i lartë, por ne e dimë që dioqezat kanë autonomi. Prandaj po eksperimentojmë si dioqezë, ku do të shihet nëse edhe dioqezat e tjera do t’i bashkëngjiten këtij vendimi, për të pasur të gjithë një rregull të njëjtë të brendshëm funksionimi. Vendimi është bërë publik pas miratimit të rregullores së re të Arqipeshkvisë Shkodër-Pult. /panorama/

 

Post navigation

Previous: Temperaturat e larta, 4500 vete i drejtohen QSUT-se
Next: Vdekje tragjike, 14- vjecari nderron jete duke mjelë lopen

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026…

ShkodraWeb 13 June, 2026

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026… 14 June, 2026
  • “Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh 13 June, 2026
  • Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje… 13 June, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 13 qershor 2026… 13 June, 2026
  • VIDEO – Festa e Shna Ndout në Kishën e Laçit në Kurbin, policia masa për mbarëvajtjen e pelegrinazhit 12 June, 2026
  • VIDEO – Pas Velipojës, të rinjtë e bashkisë Shkodër organizojnë aksion pastrimi edhe në zonën e Thethit… 12 June, 2026
  • OPINION – Universiteti “Luigj Gurakuqi” në vdekje klinike, vetëm një forcë madhore mund ta shpëtojë 12 June, 2026
  • “Unë dhe familjarët e mi nuk jemi më të privuar”, heqja e “non grata”, Berisha falenderon administratën Trump 12 June, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 12 qershor 2026… 12 June, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
horoskopi 2025

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 14 qershor 2026…

ShkodraWeb 14 June, 2026
edi rama ylli limani 2026

“Nuk e njoh Ylli Limanin”, kryeministri Rama në krah të këngëtarit pas sulmeve për koncertin në shesh

ShkodraWeb 13 June, 2026
dom nika libra historie mali zi 2026

Klasa politike shqiptare në Malin e Zi, pengon mësimin e historisë tonë kombëtare në shkollat atje…

ShkodraWeb 13 June, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.